Ish-Kryeministri Tsipras ia ka dalë të shënojë fitoren dytë në zgjedhje parlamentare në harkun kohor të një viti me një rezultat pothuajse të njëjtë me atë të zgjedhjeve të mëparshme. Siriza ka marrë 145 deputetë me 35.5 % ndërsa Demokracia e Re ka marrë 75 deputetë me 28%. Agimi i Artë është partia e tretë me 7%, PASOK renditet partia e katërt me 6% të votave.
Sfida tjetër mbetet krijimi i qeverisë dhe koalicionit qeveritar.
Kreu i Demokracisë së Re, Meimarakis ka pranuar humbjen dhe i ka uruar fitoren rivalit të tij Tsipras.
Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë shumë e ulët , nën nivelet historike të këtij vendi.












