“Çdo punonjësi policie nuk i lejohet që të kryejë ngacmime seksuale me kolegët, qytetarët, eprorët, apo edhe me vartësit e tyre”.
Kjo gjë është e përcaktuar në nenin 120 të Rregullores së re të Policisë së Shtetit të miratuar nga Qeveria.
Po ashtu punonjësit të policisë i ndalohet të konsumojë pije alkoolike gjatë detyrës, por dhe pas saj duhet të jetë i kujdesshëm në sasinë e alkoolit që konsumon.
“Punonjësi i policisë së Shtetit të ketë sjellje të mirë dhe dinjitoze që të mos cenohet imazhi i policisë; nuk duhet të përdorë uniformën në ambiente që nuk kanë lidhje me detyrën; nuk duhet të ekspozojë pajisje apo shenja të policisë; si dhe i ndalohet të konsumojë pije alkoolike, në masën që cenon imazhin e tij në ambientet publike”.
Në fakt disa prej këtyre ndalimeve janë për të gjithë qytetarët, por kur kjo gjë u përsëritet policëve bie në sy.












