Në të gjithë vendin , Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar punën për “Parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme” , konkretisht në parandalimin e ndërtimeve të paligjshme , prerjen e paligjshme të pyjeve , si dhe organizimin e lotarive të palejuara.
Në fushën e ndërtimeve të paligjshme , gjatë kësaj jave nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 50 raste të ndërtimeve pa leje.
Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 50 autorë nga të cilët, 4 autorë janë arrestuar në flagrancë, 36 autorë ndiqen në gjendje të lirë, si dhe 10 autorë janë shpallur në kërkim.
Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve , gjatë kësaj jave në të gjithë vendin janë evidentuar 7 raste me 7 autorë, nga të cilët 2 jane arrestuar ne flagrane dhe 5 ndiqen në gjendje të lirë.
Ndërsa në fushën e organizimit të lotarie të palejuara , Policia e Shtetit ka evidentuar 6 raste me 6 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 makineri të lojrave të fatit, 6 kompjutera dhe 6 televizorë .
Edhe në javët në vazhdim , Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së pa ligjshme .












