Një 15 vjeçar nga fshati Përbreg i Kukësit ka humbur jetën nga rrufeja. Ngjarja ndodhi pasditen e dielë. Sipas banorëve të zones të cilët kanë parë nga afër gjithçka ndodhi, 15 vjeçari po fliste në telefon, kur u godit nga vetëtima e cila e la të vdekur në vend. Në këtë zonë ka patur edhe herë të tjera shkarkime të rrufeve dhe humbje jetësh.












