Kanë konsumuar energjinë elektrike për shumë vite, nuk kanë paguar asgjë por ndërkohë kontrata për lidhjen e energjisë është bërë në emër të një organizate.
Gjykata ka vendosur të mbyllë një cështje për mospagimin e energjisë elektrike pasi një shoqatë me emrin “Shoqata e të persekutuarve”, me të dhenat e regjistruara në kontratë nuk ekziston.
Në seancë gjyqësore, pala kërkuese deklaroi se i ka drejtuar shkrese Zyres se Regjistrimit te OJF-ve prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, por nuk i eshte vene ne dispozicion vertetim regjistrimi per debitorin “Shoqata Persekutuarve”, pasi me kete emer figuronin te regjistruar disa te tilla dhe i jane kerkuar te dhena me te plota per identifikimin e debitorit.
Ne kushtet kur aktualisht nuk disponon te dhena te tjera me te plota, perfaqesuesi i pales kerkuese kerkoi pushimin e gjykimit, pasi do te verifikoje dhe do ta paraqese kerkesën ne nje moment tjeter, pasi te identifikoje dhe disponojë vërtetimin përkatës të regjistrimit si person juridik te debitorit.
Në këto kushte gjyqtarja Manjola Bejleri mori vendim për pushimin e gjykimit.











