Shenja e parë se Edi Rama nuk po bën ndonjë punë është ajo kur nis të lyejë fasadat. Kështu ndodhi kur ishte kryetar Bashkie. Për tri vjet bëri disa shndërrime të Tiranës dhe mandatin e dytë e nisi me lyerjen e fasadave. Qe prej asaj kohe e derisa la mandatin në krye të bashkisë më 2011 nuk i mbajmë mend ndonjë punë.


Tani ka filluar sërish të lyejë fasadat në Tiranë, natyrisht me kryetarin e ri të bashkisë, Erion Veliaj. Foto tregojnë se në pjesën nga 21 Dhjetori deri tek Zogu i Zi janë vendosur skelat dhe ka filluar boja.













