Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane , ka fituar Gjyqin ën Gjykatën eLartë të Italisë lidhur me një vendim që ka marrë gjykata e Shkallës së parë në Milano.
Sipas një vendimi të publikuar sonte fillimisht te gazetatema dhe më pas në disa media online Mediu figuron i dënuar me vendim të formës së prerë në Itali me 3 vite burg,. Ky vendim pasqyron vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Milano por përkthyer në shqip.
Bëhet fjalë për një incident me policinë italiane në vitin 1998, kur persona që udhëtonin bashkë me Mediun u arrestuan nga policia italiane me akuzën e trafikut dhe krimit të organizuar.
Midis tyre ishte edhe Gazmend Mahmutaj dënuar me dhjetë vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge.
Trupi gjykues në gjykatën e shkallës së parë nuk arriti të ndante fajësinë e Mediut nga ajo e një personi që ka ndihmuar të kërkuarit e policisë italiane për të lëvizur me dokumenta të falsifikuar.
Sipas dokumentit të publikuar sonte Mediu u dënua me tri vite burg. Kryetari i PR-së apeloi vendimin në shkallët më të larta të gjyqësorit në Itali duke e fituar cështjen. Gjykata e Lartë italiane rrëzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.
Kryetari i PR është përballur edhe në 2005 me një akuzë të tillë gjatë një debati televiziv me Dashamir Shehin. Atëherë ai bëri publike vendimin e gjykatës së lartë italiane që shpallte pafajësinë e politikanit shqiptar.











