Exit polls e para në Greqi i japin fitoren Siriza 30-34 %, Demokracia e Re renditet e dyta me 28.5-32.5%, Pasok ka pësuar sërish një goditje nga votuesit duke marrë vetëm 5.5-7%, ndërsa ekstremistët e Agimi i Artë janë në nivelin e 6.5-8%. Partia Komuniste ka marrë 5.4-7.4% të votave.
Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë shumë e ulët , nën nivelet historike të këtij vendi.











