Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur orët e para të mëngjesit pas një shkëmbimi zjarri në rrugën Oxicilia të Milanos.
Dyshimet e para të policisë vendase bëjnë fjalë se përleshja me armë ka ndodhur për larje hesapesh. Të plagosurit janë të moshës 25 dhe 33- vjeçare, që të dy të qëlluar në këmbë.
Banorët e zonës lajmëruan policinë, pasi panë gjithçka nga dritaret. Dy të plagosurit, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut.
Ndërkohë policia e shtetit fqinj, po heton për të zbardhur dinamikën e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.











