Qytetari dixhital denoncon perdorimin intensiv te aeroportit te Kukesit per transportin e droges ne Kosove dhe Serbi nga drejtore te qeverise. Nje nga pilotet qe transporton “mallin”, e ka si personal aeroportin pasi e ruan ate shume mire me firmen e tij “Shtiqni security”, shkruhet në një mesazh që ka publikuar ish-kryeministri Berisha .

Në vijim mesazhi tregon edhe për një përleshje të ngjashme me atë të Lacit në komisariatin e Kukësit. Ndërsa më poshtë flitet për konfliktin e hershëm të Drejtorit të Policisë me shefin e komisariatit.
Deklaratat e qytetarit nuk janë të konfirmuara nga ndonjë burim tjetër.
Në vijim një pjesë e denoncimit:
” Avionet e vegjel personal te qunave te Sajmirit dhe kriminelet e tij po perdorin aeroportin e kukesit per transport te hashashit dhe lendeve te tjera narkotike. Kjo histori ka filluar vitin e kaluar dhe eshte ne kulmin e zhvillimit te saje saqe qdo jave vjen nga nje ngarkese e cila shperndahet per ne Kosove dhe Serbi me dijenine e drejtuesve te policise se kukesit. Piloti e avionit eshte Astrit Cengu Drejtor i Sigurimeve Shoqerore te kukesit,krahu i djathte i deputetit Mucmata … Vitin e kaluar Astrit Cengu mori me force ruajtjen private te aeroportit me firmen e tije “Shtiqni security” duke iu bere presion dhe grisur dokumentet kunkurenteve te tjere … Edhe grindjet ndermjet drejtorit te policise Alban Qela dhe shefit te komisariatit ishin per kete arsye edhe pse nuk u bene asnjehere publike arsyet. Arsyeje qe po ju shkruaj eshte se nuk po ndihemi me te sigurte as ne shtepite tona pasi krimet e tyre nuk dine te ndalen. Para tre ditesh ka pasur nje konflikt te ngjashem me ate te Armando Prenges ne komisariatin e kukesit por ndermjet Astrit Cengut dhe grupit te tije kriminal me qytetatet e thjeshte kryesisht Mentor Sopi dhe Nikolin Gjaci te cilet ne harkun kohore te nje dite keta shtetas jane dhunuar tre here ne publik. Policia e qunave te Sajmirit i ka thirrur palet per sqarim ne komisariat dhe ato jane dhunuar fizikisht nga Astrit Cengu brenda ambienteve te komisariatit te gjitha te filmuara nga kamerat e sigurise nq se nuk jane fahire deri tani. Perleshja ka degjeneruar edhe ne perdorimin e zjarrit por kete radhe nuk jane lejuar qe te perdoren , vetem jane qelluar ne ajer dhe per fatin e mire nuk pati viktima. Kjo ngjarje eshte mbajtur e fshehte nga policia e kukesit pasi kane frike nga pushteti i sotem dhe nuk duan probleme per femijet e tyre. Per kete rast nuk ka patur as denoncim nga te dhunuarit pasi eshte e kote te lodhesh dhe te hargjosh kohe kot.”











