Të përndjekurit politikë do të vijojnë protestat të hënën kundër ndërtimit të bunkerit në oborrin e Ministrisë së Brendshme. Burime nga organizatorët bëjnë të ditur se protesta do të zhvillohet pasdite në orën 18.00 dhe pritet të ketë pjesëmarrje masive.
Protoganistë të protestës po përdorin edhe rrjetet sociale për të njoftuar rreth orarit dhe organizimit të protestës. Dy ditë më parë protesta shënoi përplasje me policinë. Një nga protestuesit, Indrit Hoxha u ndalua nga policia. Ndërkaq autorët e projektit të bunkerit kanë deklaruar pas protestave se do të ndryshojnë projektin e ndërtimit të tij me synimin e uljen e lartësisë .
Por ky ndryshim është i pamjaftueshëm për të përndjekurit dhe mbështetësit e tyre. “Pa e shembur nuk ka qetesi..Mos mungo eja dhe ti”, është slogani që ata kanë hedhur për zhvillimin e protestës.












