“Në magazinat e Zotkajt janë mbajtur e trafikuar edhe droga të rënda përveç hashashit”.
Denoncimi vjen nga PD-ja e cila nëpwrmjet deputetes Arbjola Halimi, ka akuzuar kryebashkiakun e Poliçanit, si të implikuar në këtë trafik, të cilin polica pop mundohet ta fshehë.
Deklarata e plotë e deputetes Arbjola Halimi
“Ngjarja e arrestimit të vëllait të kryetarit të Bashkisë së Poliçanit, për trafik droge, nuk është e plotë dhe po serviret gjysma-gjysma nga Policia për të fshehur implikimin e Adriatik Zotkajt në këtë histori.
Banorët e Poliçanit e dinë mirë se të kujt janë ambientet ku u gjet droga.
Oficerë policie që hetojnë prej kohësh, e dinë mirë se kush e drejton këtë biznes kriminal, dhe të dhënat janë se në magazinat e Zotkajt janë mbajtur e trafikuar edhe droga të rënda përveç hashashit.
Është pikërisht ky kryetar bashkie që nuk ka justifikuar dot pasurinë prej 1 milionë eurosh, dhe ndaj tij ka nisur edhe një procedim penal.
Kapja e drogës në ambientet e Zotkajt është vërtetim i inkriminimit masiv, i krimit të veshur me pushtet dhe pushtetit të veshur me krim.
Zotkaj është në radhët e kryebashkiakëve për të cilët ra kambana e alarmit, por që Edi Rama sërish i kandidoi dhe u dha pushtet.
Për zotkajt, bushët e roshët, peçët e ndonët, Edi Rama zvarriti dekriminalizimin, e bllokoi atë, duke u bërë mbrojtës i inkriminimit.
Por dekriminalizimi do të bëhet dhe krimi në pushtet i ka ditët e numëruara”.












