Zgjedhjet vendore, kanë kushtëzuar disa ndryshime ë strukturat drejtuese të PD-së. Burime nga PD, bëjnë të ditur se janë komanduar në krye të departamenteve të Sigurisë, Rendit Publik, Luftës kundër Krimit dhe atë të Pushtetit Vendor dhe Administrimit të Territorit, respektivisht Enkelejd Alibeaj dhe Ardian Turku.
Këta dy emra zëvendësojnë Bashkim Shehun dhe Voltana Ademin, para se të fitonin zgjedhjet për kryebashkiak në Kukës dhe Shkodër.












