Një shqiptar në Gjermani ka vrarë vajzën dhe dhëndrin, ndërkohë që ka kërcënuar ish-gruan, duke i thënë se do ta vriste edhe atë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kreshing të Bavarisë dhe është publikuar nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se shqiptari është arrestuar, kurse fqinjët që lajmëruan policinë kanë mbetur të shokuar nga sa ndodhi.
Bild shkruan se shqiptari vrasës është Iseni S., 68 vjeç. Ai qëlloi për vdekje vajzën, Sanie, 39-vjeçare dhe burrin e saj, Andreas, 35- vjeç.
Sipas policisë, vajza ishte qëlluar me plumb në zemër, kurse dhëndri në kokë. Policia e njoftuar nga fqinjët bëri arrestimin e autorit, të cilit iu gjet edhe një armë që e mbante pa leje.
Ndërkohë që mbërritja e ambulancës dhe ndihmës së shpejtë ishte e kotë, pasi ata kishin ndërruar jetë.
Fqinjët kanë thënë në policia se pak para të shtënave kanë dëgjuar britma sherri brenda banesës.
Në vendin e ngjarjes, mbërriti edhe ish-gruaja e autorit, nëna e vajzës, e cila prej një viti thuhet se ishte divorcuar. Dëshmitarë tregojnë se ai e ka kërcënuar edhe atë.
“Do te vras edhe ty”, mësohet t’i ketë thënë shqiptari ish-bashkëshortes.











