Është shtyrë sot procesi gjyqësor në të cilin, kreu i bandës së Lushnjës, Aldo Bare ankimon konfiskimin e pasurisë së tij.
Mësohet se Aldo Bare kërkon vetëm kthimin e garazhit që ndodhet pranë shtëpisë së tij, e cila i është konfiskuar.
Sipas prokurorisë, ky garazh shërbente si vendqëndrim i pjesëtarëve të bandës së Lushnjës. Në këtë vend, sipas dosjes hetimore, janë mbajtur peng e janë rrahur shumë persona nga banda e Lushnjës. Mësohet se Aldo Bare është tërhequr dhe nuk do të kërkoje kthimin e Lagunës së Karavastas në pronësi të tij.











