Rreth 3 mijë xhihadistë britanik të ISIS-it aktualisht gjenden në Britani, të gatshëm për të sulmuar. “Të dyshuarit për terrorizëm gjenden nëpër Londër, West Midlands dhe Mançester sipas survejimit që kanë kryer shërbimet e sigurisë”, shkruan The Mirror.
Burime të sigurisë thonë se numri i xhihadistëve në Britani është rritur në mënyrë masive gjatë dy viteve të fundit për shkak të rritjes së ISIS-it.
Andreë Parker, drejtor i përgjithshëm i MI5 ( Shërbim i sigurimit), tha për radio BBC se Britania po përballet me kërcënimet më serioze që nga 11 shtatori i vitit 2001, kur u bë sulmi në Amerikë.












