• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJA E MARK FRROKUT/ Enigma e zhdukjes se Arjan Bytyçit

admin by admin
17 September, 2015
in Kronika
0
DOSJA E MARK FRROKUT/ Enigma e zhdukjes se Arjan Bytyçit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa për Mark Frrokun gjithçka është e qartë lidhur me dënimet e tij në Belgjikë, ende mbetet enigmë se pse një person tjetër i përfshirë në dosjet e hetimit të Frrokut, Arjan Bytyci, në fakt me 5 emra të ndryshëm, nuk gjendet gjëkundi. Por përvec saj ai nuk përmendet më as nga media, as nga prokuroria dhe policia.

Në kërkim të arrestimit të tij me burg, policia ka deklaruar se nuk e gjen personin në fjalë. Ndërkohë që prokurori i cështjes Madrit Kullolli ka kërkuar dënimin e tij arrest me burg jo në gjykata të niveleve të para apo të dyta por në gjykatën e Lartë. Vetë prokurori ka ndjekur vetëm cështjen e Mark Frrokut. Lind pyetja nëse ekziston realisht Arjan Bytyci ose njëri prej emrave që renditen pas tij. Apo Arjan Bytyci është alibia e vonesës së zbatimit të kërkesës së Brukselit për arrestimin e Mark Frrokut.

Në vendimin e mëposhtëm të Gjykatës së Lartë flitet ndër të tjera edhe për deklaratën e policisë e cila ka deklaruar mungesën e Bytycit. Dhe më pas nuk ka patur kërkime nga policia në drejtim të tij ose të paktën nuk janë publikuar informacione lidhur me këtë.

Kushdo lexon rrethanat e cështjes e kupton enigmën që lidh hetimet mes dy emrave Mark Frrokut dhe Arjan Bytycit.

Rrethanat e cështjes
:

Më datë 28.03.2015 Prokuroria e Përgjithshme, ka regjistruar procedimin penal Nr.2, datë 28.03.2015, në ngarkim të shtetasve: a) Mark FRROKU, i biri i Prengës dhe i Lezes, lindur më 06.10.1972, në Pukë dhe banues në Tiranë; b)Arjan BYTYCI alias Kristian MORINA (MARINAJ) alias Hile JOKA alias Hile MORINA, lindur në Pukë më datë 02.02.1977 alias Ilir MORINA i lindur në Drenicë, Kosovë, më datë 2 Shkurt 1977, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Procedimi penal Nr.2, i mësipërm, është regjistruar mbi bazën e materialeve të ardhura nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana me shkresën Nr.2851/1 KL Prot.BM/FKB 1433/15, datë 27.03.2015 dhe Ministria e Drejtësisë me shkresën Nr.266/2 datë 28.03.2015.

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana me shkresën Nr.2851/13 KL Prot., datë 01.04.2015 ka komunikuar se, më datë 04.11.2014 Interpol Brukseli ka shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin Arjan Bytyci, lindur më 02.02.1977 në Brenicë, Shqipëri, alias Hilë Joka, Hilë Morina dhe Ilir Morina, pasi nga Gjykata e Shkallës së Parë Bruksel, Belgjikë, është lëshuar urdhri i arrestit Nr.37/99 dt. 10.01.2000 ndaj këtij shtetasi, si i akuzuar për veprën penale “Vrasja” e parashikuar nga nenet 66 dhe 394 të K.P.Belg, për të cilën dënimi maksimal i parashikuar është ai me burgim të përjetshëm.

Sipas Z.Q.K Interpol Tirana, më dt. 09.01.2015, Interpol Brukseli e ka hequr nga kërkimi ndërkombëtar personin nën hetim me arsyetimin se urdhri i arrestit i lëshuar ndaj tij nuk është më i vlefshëm dhe se gjeneralitetet e sakta të tij janë Kristjan Marinaj, i dtl. 18.02.1975.

Në vijim, më dt. 26.01.2015 Interpol Brukseli ka shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin Kristian Marinaj, i dtl. 18.02.2015, lindur në Serbi, me kombësi Serbe të konfirmuar, duke specifikuar se ky shtetas njihet ndryshe si Arjan Bytyci, lindur më 02.02.1977, Hilë Joka, Hilë Morina lindur më dt. 02.02.1977 dhe Ilir Morina lindur më 02.02.1977.

Ndaj këtij shtetasi është lëshuar Urdhri Europian i Arrestit B1/070PC, dt. 12.01.2015 nga Gjykata e Apelit Bruksel, për veprën penale “Vrasja dhe plagosja në rrethana rënduese”.

Sipas Z.Q.K Interpol Tirana, Shtetasi Arjan Bytyci është identifikuar si: Arjan Bytyci alias Kristian Morina (Marinaj) alias Hilë Joka alias Hilë Morina, lindur në Pukë, më dt. 22.02.1977 alias Ilir Morina, lindur në Drenicë, Kosovë, më dt. 22.02.1977.

Shkresës së Zyrës Qendrore Kombëtare të Interpol Tiranës i është bashkëlidhur dokumentacioni i mëposhtëm: Kopje e Urdhrit të Arrestit Ndërkombëtar (Diffusion) lëshuar ndaj shtetasit Kristian Marinaj nga Interpol Bruksel, më datë 26.01.2015; Kopje e rezultateve të nxjerra nga kontrolli në sistemin e-ASF2 të Interpolit lëshuar në emër të Kristjan Marinaj.

Ministria e Drejtësisë me shkresën Nr.345/4 datë 30.03.2015 ka dërguar pranë autoriteteve belge të drejtësisë kërkesën për ndihmë juridike me objekt vënien në dispozicion të akteve dhe provave që ndodhen në dosjen hetimore të autoriteteve belge të drejtësisë dhe që kanë të bëjnë me shtetasin Mark Frroku, dhe Arjan Bytyci alias Kristjan Morina alias Hile Joka alias Hile Morina alias Ilir Morina. Aktet e ekzekutimit të kësaj letërporosie janë dërguar në rrugë diplomatike nga autoritetet belge dhe i janë transmetuar Prokurorisë së Përgjithshme me shkresën Nr.266/20 Prot., datë 24.04.2015 të Ministrisë së Drejtësisë.

Me urdhrin e datës 03.04.2015 të prokurorit, mbështetur në nenin 253 të K.Pr.Penale, nisur nga rreziku i ikjes është urdhëruar ndalimi i shtetasit Arjan Bytyci alias Kristian Morina (Marinaj) alias Hilë Joka alias Hilë Morina, lindur në Pukë, më dt. 22.02.1977 alias Ilir Morina, lindur në Drenicë, Kosovë, më dt. 22.02.1977, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim”, e parashikuar nga nenet 78/1 e 25 të K.Penal.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me shkresën Nr.9868/11 Prot., dt. 26.05.2015, ka njoftuar se urdhri i ndalimit nuk ka qenë i mundur të ekzekutohet pasi personi nuk është gjetur.

Duke qenë se procedimi penal ndaj shtetasit Arjan Bytyci alias Kristian Morina (Marinaj) alias Hilë Joka alias Hilë Morina, lindur në Pukë, më dt. 22.02.1977 alias Ilir Morina, lindur në Drenicë, Kosovë, më dt. 22.02.1977, është një procedim penal i lidhur me faktet dhe rrethanat e kryera nga ana e shtetasit Mark Frroku, me funksion anëtar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 12/c, 14/a, 74, 75/b, 82, 277 e vijues të K.Pr.Penale, Prokuroria ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së sigurimit pranë Gjykatës së Lartë.


vgjl

Gjykata e Lartë ka shqyrtuar kërkesën për masën arrest me burg për Arjan Bytycin, pavarësisht se ende duket e diskutueshme që pse duhet të marrë një vendim të tillë Gjykata e Lartë pavarësisht argumentave që ajo ka lidhur me cështjen e cila bashkon një deputet dhe një person të zakonshëm. Ky vendim mund të ishte marrë edhe nga gjykata të tjera të cilat mblidhen me më pak burokraci dhe japin vendime më të shpejta, cfarë do të ndihmonte policinë ta gjente përpara se ai të largohej, nëse vertet është një person tjetër vec Mark Frrokut.

mark_frroku_arjan_bytyci_vendimi_i_gjyk_larte_9716

Previous Post

Itali, nervozizmi tradhton mekanikun shqiptar, arrestohet me 1.1 kg kokainë me vlerë 300 mijë euro

Next Post

VIDEO & EMRAT/ Itali, “Odisea” prangos 15 trafikantë prej të cilëve 9 shqiptarë, me 3500 kg drogë me vlerë 70 milionë euro, vinte nga Shqipëria

admin

admin

Next Post
VIDEO & EMRAT/ Itali, “Odisea” prangos 15 trafikantë prej të cilëve 9 shqiptarë, me 3500 kg drogë me vlerë 70 milionë euro, vinte nga Shqipëria

VIDEO & EMRAT/ Itali, "Odisea" prangos 15 trafikantë prej të cilëve 9 shqiptarë, me 3500 kg drogë me vlerë 70 milionë euro, vinte nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.