Një person është kapur dje duke prishur murin rrethues të Presidencës.
Policia njoftoi sot se ka nisur procedimi penal ndaj 26-vjeçarit E.B. banues në Tiranë, me akuzën e dëmtimit të ndërtesave publike.
Procedimi do të zhvillohet në gjendje të lirë të personit.












