Policia e Skraparit arrestoi dje në flagrancë Xhafer Dokon, 65 vjeç, banues në fshatin Leshnje, Skrapar.
Doko i ka vënë zjarrin dyerve dhe dritareve të godinës, në të cilën ndodhen zyrat e ish Komunës, shkollës dhe qendrës shëndetësore të këtij fshati, zjarrin e ka vënë pasi kishte pretendime në lidhje me pronësinë e kësaj godine.
Nga zjarri ka demtime te pjeseshme te dyerve dhe dritareve.
Gjithashtu ka kanosur me çiften, të cilën e mbante pa leje, shtetasin G.Gj, 74 vjeç, banues në Tiranë, si dhe ka vendosur një bombë dore mësymëse ‘’Breda’’ në hyrje të derës së shkollës, e cila nuk ka shpërthyer.
Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 278/4, 151, 280 dhe 84 të Kodit Penal.











