Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka publikuar të dhënat e azilkërkuesve shqiptarë për muajin gusht të këtij viti, ndërsa ka sulmuar kryeministrin Edi Rama.
“Ja të dhënat zyrtare gjermane për azilkërkuesit: shqiptarët të parët pas sirianëve edhe në Gusht.
Rama u kapardis në ekspozitën e tij private, por nuk gjeti kohë të vizitonte pak metra më tej mijëra shqiptare dhe fëmijët e tyre që dergjen në kampe refugjatësh.
Ky është kokoshi 200 milionësh majë plehut, që nuk do t’ja dijë për fatet e qytetarëve të tij”, deklaroi Basha.












