Në Shqipëri përvec të tjerave nuk pihet uji i cesmës. Këtë tashmë e kanë mësuar edhe mediat e huaja. Tabloidi britanik, “Daily Mail” ka publikuar një hartë ku tregon se në të cilat vende mund të pihet uji i çezmës.
Në hartë janë ngjyrosur me blu vendet e sigurta, ku uji i çezmës mund të pihet dhe me të kuqe vendet ku nuk mund të pihet.
Shqipëria, dhe e gjithë Lindja përfshihet te vendet me ujin e çezmës të papijshëm. Artikulli është publikuar si udhëzues për turistët që të bëjnë kujdes kur porositin koktaile.
Në fakt ka qytete ku uji i cesmës pihet por në Tiranë, një pjesë e madhe e banorëve nuk e përdorin për pije.

