Autoriteti Bankar Evropian (EBA) shtoi rregullatorin bankar shqiptar në listën e autoriteteve të vendeve joanëtare të BE-së të cilat marrin pjesë në bordin mbikëqyrës bankar të BE-së. Vendimi u bazua në vlerësimin e regjimit të konfidencialitetit të Bankës së Shqipërisë, i cii është brenda kritereve të regjimit të konfidencialitetit të BE-së, dhe ndjek receta të parashikuara në rregulloret apo direktivat e Autoriteti Bankar Evropian.
Kjo ekuivalencë është kushti për autoritetet nga vendet joanëtare të BE-së, si Banka e Shqipërisë, për të marrë pjesë në punën e bordeve mbikëqyrësve të BE-së.
Vlerësimi i Bankës së Shqipërisë, vjen pas përputjes që ajo ka me kriteret që kanë të bëjnë me trajtimin e informacionit konfidencial, kërkesat për sekretit profesional, si dhe kufizime në përdorimin dhe zbulimin e informacionit konfidencial.












