Greta Bardeli është zgjedhur sot kryetare e Këshillit të Qarkut Shkodër. Bardeli pas zgjedhjeve brenda PD u emërua si nënkryetare e degës së kësaj partie.
Më pas u përfshi në listën e PD për këshillin bashkiak të Shkodrës në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Bardeli prej vitesh është e përfshirë edhe në jetën akademike si pedagoge pranë fakultetit të drejtësisë në universitetin e Shkodrës.
Këshilli i qarkut Shkodër dominohet nga të djathtët. 12 anëtar ka koalicioni i djathtë dhe 9 ka koalicioni i majtë.












