Kastriot Islami, e ka një mendim për letrën që kryeministri Edi Rama ju kishte adresuar ministrave, nëpërmjet e-mailit.
Këtë nuk e zbulon ai, por qytetarja Ermira Shkurti, e cila pretendon se pas një komenti të saj në “Facebook”, Kastriot Islamit në një faqe në këtë rrjet social, ka marrë një përgjigje në boxin e saj, të cilin e ka publikuar.
“Pas disa komenteve në faqen ‘Mallakastra dhe Labëria Heroike’, Profesor Doktor Kastriot Islami veshur dikur me fustan me shkruan si më poshtë në inbox…”

“O Anëtare e aleancës së qelbësirave, je mësuar me burratkurva apo burrat e kurvave apo kurvatburra të aleancës që kundërmon dhe ke harruar që në këtë vend ka edhe burra të vërtetë e me dinjitet. Lexo letrën tallëse të kryeqelbësirës që ti adhuron për prostitutat e ‘bordellos rilindase’ ku mesa duket ti paguhesh”, mësohet ti jetë përgjigjur Islami, duke shprehur edhe një “konsideratë” për letrën e kryeministrit.











