• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INFO GRAFIK/ Statistikat zhvlerësojnë propagandën qeverisëse, në një vit vetëm 12 mijë vende të reja pune

admin by admin
12 September, 2015
in Ekonomia
0
INFO GRAFIK/ Statistikat zhvlerësojnë propagandën qeverisëse, në një vit vetëm 12 mijë vende të reja pune
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të dhënat administrative të qeverisë tregojnë se në periudhën qershor 2014 – qershor 2015, të punësuarit në sektorin privat jobujqësor u shtuan me vetëm 12 mijë vetë, ritmi më i ulët që nga viti 2010.
Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave, në qershor 2015, sektori privat jobujqësor numëronte zyrtarisht 326 mijë të punësuar, ndërsa sektori publik numëronte 164 mijë të punësuar. Në sektorin privat, përgjatë dymbëdhjetë muajve pararendës janë krijuar 11,944 vende të reja pune, shifër kjo shumë më e ulët se sa në periudhën qershor 2013 – qershor 2014, kur numri i të punësuarve qe shtuar me 32 mijë vetë. Statistikat e punësimit në sektorin privat jobujqësor grumbullohen nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, i cili i merr të dhënat nga Zyrat e Punësimit dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
capture22Këto statistika nuk përfshijnë shqiptarët e punësuar në të zezë apo shqiptarët e vetëpunësuar në sektorin e bujqësisë.
Këto statistika nuk reflektojnë vetëm gjendjen ekonomike të vendit, por edhe masat e ndryshme administrative që janë ndërmarrë herë pas here për të rritur numrin e paguesve të sigurimeve shoqërore apo të tatimeve të tjera.
Statistikat historike të publikuara nga INSTAT tregojnë se në vitin 2000, në Shqipëri kishte 116 mijë të punësuar në sektorin formal të ekonomisë. Brenda vitit 2001, kur qeveria vendosi si detyrim për çdo biznes të vogël të deklaronte së paku një të punësuar me sigurime shoqërore, numri i të punësuarve u rrit në 205 mijë. Nga viti 2002 deri në vitin 2005, numri i të punësuarve në sektorin privat jobujqësor u rrit me pak mijëra çdo vit ndërsa masa të tjera administrative të kryera në vitet 2006 dhe 2008 sollën një rritje të menjëhershme të vendeve formale të punës me rreth 10 mijë në vit. Në vitin 2014, numri i vendeve të punës në sektorin formal u rrit me 28 mijë, një rekord historik. Por në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, shtimi i vendeve të punës ngeci. Nga dhjetori 2014 deri në qershor 2015, në borderotë e tatimeve raportohen të jenë shtuar vetëm 1,557 vetë.
Nga ana tjetër, të punësuarit në sektorin shtetëror, ku përfshihet administrata publike, pushteti vendor dhe kompanitë nën pronësi publike, punësuan në fund të qershorit 164 mijë vetë. Bie në sy se përgjatë tre muajve, prill – qershor 2015, sektori publik ka shtuar 580 rrogëtarë.
capture11Tendenca përgjatë njëzet viteve të fundit në Shqipëri ka qenë pakësimi i të punësuarve në sektorin publik, i cili vijon të konsiderohet si i mbingarkuar me punonjës që në shumë raste, efektivisht nuk bëjnë asnjë punë. Shembulli më dramatik është numri i stërmadh i të punësuarve në ndërmarrjet publike të ujësjellësve. Sipas Entit Rregullator të Ujit, në Shqipëri rezulton se ka aktualisht 9 të punësuar për një mijë lidhje me rrjetin e ujit, ndërkohë që ujë shpesh nuk ka.
Statistikat administrative të punësimit hedhin poshtë pretendimet e qeverisë për hapjen e qindra mijëra vendeve të punës si dhe premtimin grandioz elektoral për hapjen e 300 mijë vendeve pune brenda katër vitesh. Ndërsa kanë kaluar dy vite nga krijimi i qeverisë së re, numri i vendeve të punës në sektorin privat jobujqësor është shtuar me 44 mijë, një shifër e konsiderueshme kjo, gjithsesi shumë larg premtimit për 75 mijë vende të reja pune në vit.
Instituti i Statistikave publikon çdo tre muaj dy sete të dhënash për punësimin. Përveç të dhënave administrative, raportohen edhe të dhënat e Anketës së Forcave të Punës, një sondazh kombëtar në të cilin pyeten disa mijëra vetë nëse janë të punësuar apo të papunë në kërkim pune apo të papunë inaktivë.

Autor: Gjergj Erebara
BIRN
Tiranë

Previous Post

VIDEO/ Roja i objektit arsenal armësh te vendi i punës, sa për të luftuar me një ushtri

Next Post

FOTO GALERI/ Homazhet në përkujtim të 17-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit

admin

admin

Next Post
FOTO GALERI/ Homazhet në përkujtim të 17-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit

FOTO GALERI/ Homazhet në përkujtim të 17-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.