• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ALFRED LELA/A është antiverior Edi Rama?

admin by admin
12 September, 2015
in Politika
0
ALFRED LELA/A është antiverior Edi Rama?
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lëndë për studim mund të bëhen reagimet ndaj titullit të këtij shkrimi lexuar në pikë të mëngjesit nga televizionet. Ata që do rendin të lexojnë këtë tekst të nxitur nga manekini i titullit qëllojnë të jenë disa prerjesh: ka ndër ta antiveriorë të përbetuar dhe kjo racë do t’i thithë më shumë se lexojë fjalitë për të gjetur (ah!) shenjat antigegë të Ramës. Edhe më shumë për ta dashur paskëtaj. Me ndonjë pasthirrmë në toskërishte rudimentare ndoshta, që qejfi do ua kishte të kumbonte nga Akernonaunet në Bjeshkët e Nëmura (Namuna do të ishte varianti i saktë). Këta janë tipat që, edhe një ikone shqiptare të persekutimit e mendjes së lirë e të urtë intelektuale, si at Zef Pllumi, ia standardizojnë mbiemrin duke ia bërë Pëllumbi. Shumë sosh janë lexues të
zëpësë,në faqen e parë të së cilës presin prej vitesh t’u shfaqet një fjalim i Komandantit, me ‘l’ të shumuara dhe ‘q’ në vend të k-ve, siç vetëm
aydinte të shqiptonte.

Të dytët janë tipat që idetë për logosin e kafe/ujit të gjithë ditës, në aksin kafe-kafe-kafe, i marrin nga dy cepat e trinisë së pashenjtë RD-55 (ende nuk është gjetur kulmi i tretë ideor për ta plotësuar trininë, dhe ndoshta kurrë nuk do gjendet). Këta do duan konfirmimin e të nëntë-dhjetë-e-nëntave mbi të pesë-dhjetë-e-pesat që lexojnë në shtypin (që është më shumë shtypje) partiak, për Edvin Kristaq Ramën. Një
ad hominemqë e përdor Doktori për t’i thënë popullit i-biri-i-kujt-është, por edhe për të identifikuar të krishterin në gjeneralitetet e kundërshtarit politik.

Një kategori tjetër, të lexuar në mes-e-lart, mbi mesataren domethënë, do kujtojnë vrik, si një dashuri gjimnazi, titullin sanguin e ‘blasfemik’ të Krist Malokit
A është poet Lasgush Poradeci,botuar diku e dikur në shtypin aq të naltë të viteve ’30 të shekullit të shkuar. Këta presin një studim në kësi rastesh e do jenë buzërrudhur para 40 rreshtave të ngucur në një kolonë gazete. Në pritshin edhe fundshënime (fusnota) më të pakënaqur do të mbesin.

Pala e katërt e reaguesve janë Grupi i Gatshëm Reagues Qeveritar i Onlajnit. Bjerrakohës profesionistë e linçues amatorë, që herë paguhen e herë jo për oralet që japin online, por gjithherë i ke aty: në barrikadën jakobine të revolucionit permanent të bythës (jo të kresë) që e presin t’u mbijë një ditë si gjeli i Vitit të ri e të turren ata (o burra mbi ta!) për të prerë thelën e tyre në këtë botë që s’ua ka dhënë hakën. Lajm për ta: asnjë Revolucion s’e përmbys Frustrimin!

Pavarësisht lexuesve dhe nënteksteve që i qesin ata një teksti, a është antiverior Edi Rama? Në një intervistë dhënë Ilir Babaramos të ‘A1 Report’, ai dëshmon një mungesë ndjeshmërie dhe respekti alarmant për zona të banuara me shqiptarë gegë. Të cilat, si mosndjeshmëria ashtu dhe mosrespekti, gjenden në dy fjali, pjesë e përgjigjes që ai i dha pyetjes së gazetarit lidhur me ngjarjet e fundit në Laç ku u përfshi një deputet i PS.

Së pari, në asnjë parlament të Europës nuk janë të gjithë shkencëtarë. Parlamentet janë shprehje e përfaqësimit të zonave, të traditave të individëve që gëzojnë respekt dhe kanë influencë në zona të caktuara.

Përgjigjja bart një alarm. Identifikimin e një substrati kulturor me tipologjinë e mishëruar në dy-tre personazhe politikë. Personazhet dhe as personalitetet nuk e përshkruajnë dot një trevë dhe kompleksitetin e saj. Është si të thuash se meqë Fishta, Gurakuqi, Mjeda etj., vijnë nga aksh krahinë, të gjithë banorët e saj, automatikisht, janë
fishta e gurakuqë. Me të njëjtën logjikë ata nuk mund të jenë as
prengë e ndokë. Ajo që thotë kryeministri se parlamentet janë shprehje e përfaqësimit të zonave, të traditave etj., përkthehet në gjuhën e kësaj logjike. Por, është alogjike.

Tradita, për definicion, është një gjë që zbret mbrapsht në kohë e breza dhe akumulohet në atu sociale dhe kulturore. Nëse analizohet lista e deputetëve që kanë përfaqësuar Lezhën dhe Shkodrën, apo gjithë veriun, që nga parlamentet e kohës së mbretit Zog e deri në vitin 2005, nuk hasim askund një tragë që i ngjan risisë së përfaqësimit të instaluar nga z. Rama. Të cilën ai, për interesa të momentit dhe telashit politik e quan “traditë”.

Kështu që kjo “traditë” që përmend kryeministri është e tij, pra ramiste dhe jo veriore. Asnjë veriori nuk duhet t’i shkojë në mend se Kryeministri e urren veriun (Bruti është burrë i mirë), por ai duhet të gjejë forcën e të pranojë se babëzia e fitores me çdo kusht përballë Berishës e shtyu drejt aleancave me dreqin e të birin. Tashmë
hiroshimae kësaj aleance po djeg të njomin bashkë me të thatin.

Secili, megjithatë, le t’i përgjigjet në të tijën pyetjes: A është antiverior Edi Rama?

Previous Post

Arben Ndoka: ILDKP, kallëzim penal pa më njoftuar

Next Post

5 atentatet e bujshme kundër Azem Hajdarit

admin

admin

Next Post
5 atentatet e bujshme kundër Azem Hajdarit

5 atentatet e bujshme kundër Azem Hajdarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.