Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në këto momente në zonën e Temalit, në rrethin e Shkodrës. Objekti i këtij operacioni është asgjësimi i bimëve narkotike.
Ndërkohë, mësohet se rreth 180 forca speciale janë angazhuar në këtë operacion, prej të cilave, rreth 100 po zbarkojnë me gomone e skafe nga liqeni, ndërsa 80 të tjerat, në rrogë tokësore.












