• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Dosja e plotë e zyrtarëve të inkriminuar të shtetit

admin by admin
11 September, 2015
in Politika
0
EMRAT/ Dosja e plotë e zyrtarëve të inkriminuar të shtetit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Denoncimet publike te opozites gjate 2 viteve


Arben Ndoka i dënuar me 7 vite e 6 muaj në Itali për trafik prostitucioni në rrethana rënduese. U zgjodh deputet i PS pasi dhanë dorëheqjen edhe dy gra në listën e deputetëve. Ai u tërhoq nga mandati por 4 ditë më pas nisi procedim penal ndaj tij për 1.5 milionë euro pasuri të vendosur në mënyrë të dyshimtë.
Armando Prenga ndodhet me arrest me burg dhe nën procedim penal ku kërkohet 15 vite burg.
Mark Frroku akuzohet për një vrasje në Belgjikë dhe…
Tom Doshi vijon ende betejën e tij por edhe i akuzuar nga ILDKP.
Alban Ahmetaj, ka qenë i përjashtuar nga policia e shtetit, por u rikthye në krye të strukturës më delikate të policisë së shtetit. Drejtori i Forcave Operacionale u kap i përfshirë në korrupsion dhe trafik droge.
Ardian Serezi, shërbente edhe si shoqërues i Ministrit të Brendshëm gjatë fushatës, u kap në kamionin me 1 ton drogë.
Florian Qafa është një emër i njohur për policinë dhe kronikën e zezë. Ai është ndaluar disa herë dhe dënuar për trafik lëndësh narkotike, pasi ka kryesuar një grup kriminal droge në zonën e Ali Demit, që shpërndante drogë edhe në shkolla. U emërua në krye të task forcës së OSHEE.
Sadrit Danaj është përfshirë në një histori mafioze rrëmbimi në Sicili në vitin 2000. “Corriere Della Sera” dhe “La republika”, kanë në arkivat e tyre të kronikës së zezë, rrëmbimin e vajzës së një biznesmeni, për ta detyruar atë të paguante një gjobë të majme. Sipas “La Republicas”, policia ka përgjuar telefonatën e Sadrit Danajt, me bashkëpunëtorët e tij italianë, ku Kryetari i Këshillit të Qarkut të Vlorës, në një moment është shprehur si më poshtë: “Vajza duhej vrarë, vetëm kështu do tia kishim hedhur. Trupi nuk do të gjendej kurrë dhe ne nuk do të kishim rrezikuar asgjë”. Ai është kryetari i qarkut të Vlorës.
Fisnik Myrtezaj, Gjykata e Durrësit, 4 vite më parë, e ka shpallur fajtor me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, duke e dënuar me tre vite e gjysëm burg.
Ai u drejtor të shërbimeve Mbështetëse në Portin e Durrësit.
Gehart Gjashta është dënuar fillimisht nga gjykata e shkallës së parë në Greqi me 16 vite burg, më pas gjykata e Apelit në Greqi, në vitin 2004, ka lënë dënimin me 10 vite burgim, me akuzën e mbajtjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike. U emëra drejtor i Shërbimeve në prefekturën e Tiranës.
Drini Bello ishte konsulli shqiptar në Romë dhe u largua nga Italia në vitin 2003, si “non grata” pasi policia e vendit fqinj e survejonte për trafik droge e armësh. Vëllai i tij u kap dhe u dënua në Itali për trafik droge. Bello u emërua shefi i SHKB për Tiranën.
Gjergj Doda është nën procedim penal, dhe dosja e tij ka shkuar në Gjykatë, pasi si komisioner i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 23 qershorit, ai akuzohet nga Prokuroria për falsifikim të materialit zgjedhor dhe të rezultatit të zgjedhjeve. Edi Rama e ka caktuar shef të antidrogës në Lezhë.
Erjon Bojaxhi u ndalua nga Policia në Rinas pasi po tentonte të nxirrte nga Shqipëria 200 mijë euro, 101 mijë korona norvegjeze dhe 20 mijë dollarë në vitin 2009. U emërua kontrollor në Rinas.
Nalton Jacaj, i kapur në Turqi me 200 kilogramë heroinë, iu besua një rol aktiv tek Drejtoria e Lojërave të Fatit si drejtor.
Klodian Durmishi u bë përgjegjës i verifikimit në terren, për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Ai është në proces gjyqësor për vjedhje.
Skerdilajd Dalipi i dënuar me 6 muaj burg për shpërdorim detyre në bashkëpunim për korrupsion. U emërua në krye të Avokatit të Shtetit në Durrës.
Alket Qendro, i akuzuar për vjedhjen e spitalit anglez, dhe i dënuar nga Gjykata në vitin 2000. Edi Rama e emëroi Drejtor të Tatimeve të Sarandës.
Klemend Balili është arrestuar ne korrikun e vitit 2006, me 750 kilogramë kanabis. U emërua Drejtori Rajonal i Transportit të Sarandës.
Drejtori i Ujësjellësit të Patosit rezulton se ka kryer burg në Greqi për trafik droge. Ai ka ndërruar emër. PD ka kërkuar shpjegime publike nga Edi Rama i cili nuk dha asnjë shpjegim.
Roni Shqopa, në detyrën e drejtorit të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, ose siç njihet ndryshe Kavalishenca e Durrësit, kur ky i fundit është marrë i pandehur nga drejtësia për shpërdorim detyre dhe aktualisht është nën proces gjyqësor.
Durim Herri u akuzua për shpërdorim detyre dhe u pezullua për 9 muaj, si masë administrative. Sot ky mjek është bërë drejtor i Spitalit të Krujës. Ky është vizioni i Edi Ramës për shëndetësinë, ky është modeli i tij i ofrimit të këtij shërbimi. Pak vite më parë, emisioni investigativ “Fiks Fare” zbuloi rastin e një mjeku në Krujë, i cili i dërgonte pacientët për të bërë analiza dhe eko në klinikën e tij private që drejtohej nga bashkëshortja.
Ukë Camaj u dënua nga Gjykata me 1 milionë lekë gjobë, për falsifikim dokumentesh shkollorë. Në dhjetor të vitit 2013, Ukë Camaj u emërua Nëndrejtor Ekonomik në Spitalin rajonal të Tropojës.
Plator Mehmeti i arrestuar në vitin 2008 dhe i dënuar më pas nga gjykata e Durrësit për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, është rikthyer në ndërmarrjen e tij, si kryeinxhinier. Ai është dënuar nga drejtësia, pikërisht për abuzimet që ka kryer si ish-kryeinxhinier i KESH-it në vitet 2003-2006. Sipas raportit të auditit të asaj kohe, Mehmeti në bashkëpunim me drejtues të tjerë të KESH-it në Durrës, kanë shkaktuar një dëm prej 3 milionë eurosh. Sot, KESH-i i Durrësit quhet CEZ-i i Durrësit, por kryeinxhinier është sërish i njëjti, i dënuari për korrupsion, tashmë i rilindur.
Drejtori i Zyrës së punës në Korcë,
Florenc Tabaku, rezulton se i plotëson kriteret për të gëzuar besimin e Edi Ramës, në këtë detyrë dhe përgjegjësi të rëndësishme. Ai është dënuar me 6 muaj burg, dhe me 250 mijë lekë gjobë nga gjykata e Korçës në vitin 2004, për falsifikim dokumentesh.
Agron Beu është arrestuar nga policia në vitin 2009 për kontrabandë ilacesh. Ai u emërua drejtor i Spitalit në Kavajë.
Saimir Kurti në verën e vitit 2012, u zbulua nga autoritetet doganore teksa një kontenier që vinte nga kina plot me cigare, e deklaronte si të mbushur me dyer, për të shmangur detyrimin prej 400 milionë lekësh. U kallëzua, dhe u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria. Ai mori postin e lartë të Drejtorit të Zyrës së Punës në Kavajë, i propozuar nga Erion Veliaj, në një ceremoni më shumë ngjyra, ku prezantimin ia ka bërë Kryeministri, Edi Rama.
Aleksandër Kalemajt i arrestuar më parë për prodhim dhe shitje të ushqimeve të rrezikshme për shëndetin, Kryeministri ia ka besuar sigurinë ushqimore të shqiptarëve.
Idajet Buzi, një ish-i dënuar në vitin 2009 nga Gjykata e Durrësit, për shpërdorim detyre. është emëruar nga Rama në krye të task forcës së CEZ-it në Kryeqytet. Vendimi i Gjykatës së Durrësit, është lënë në fuqi, dhe ka marrë formë të prerë dy vite më vonë nga Gjykata e Apelit të Durrësit.
Enrik Sulejmani në prill të vitit 2003, u arrestua me akuzën e trafikimit të qënieve njerëzore. Të gjithë mediat kombëtare, por dhe ato ndërkombëtare, për javë të tëra, i treguan qytetarëve se si Rinasi, aeorporti i vetëm ndërkombëtar në vend, ishte kthyer në portën e trafikut të qenieve njerëzore. u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve. Sulejmani dha dorëheqjen pas denoncimit të opozitës.
Binak Dobrushi, i arrestuar në dhjetorin e vitit 2008 me rreth 2 kilogramë heroinë, i konsideruar si grosisti i rrjetit të drogës në Tiranë, drogë që përfundonte edhe në shkollat e fëmijëve tanë, i dënuar nga gjykata, është sot një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Drejtorit të Rendit Publik në Ministrinë e Brendëshme.
Genti Alizoti është i dënuar për trafik droge. Ai është arrestuar me 28 qershor të vitit 2006, teksa transportonte 50 kg drogë. Formalisht është i punësuar në Minibashkinë e Kombinatit. Në foto me KM Rama dhe ministrin Tahiri.

Përgatiti, Erald Kapri

Previous Post

Ministria e Jashtme reagon për votën pro Palestinës: E bëmë pa të keq

Next Post

VIDEO/ Momenti i rrëzimit të vinçit në Mekë, arrin në 101 numri viktimave

admin

admin

Next Post
VIDEO/ Momenti i rrëzimit të vinçit në Mekë, arrin në 101 numri viktimave

VIDEO/ Momenti i rrëzimit të vinçit në Mekë, arrin në 101 numri viktimave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.