Moti i keq me reshje të dendura dhe stuhi të fuqishme që ka filluar pasdite në Mekë ka shkaktuar rrëzimin e një vinçi në oborrin e Qabes, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 65 haxhinjve ndërsa 154 të tjerë janë lënduar.

Shifrat janë konfirmuar nga agjencitë e lajmeve AFP dhe Reuters ndërsa bilanci sa vjen e rritet.

Akoma nuk dihet shtetësia dhe identiteti i haxhinjve që kanë humbur jetën ndërsa në orët në vazhdim priten detaje të tjera.














