Një stuhi e fuqishme në Sarandë ka rrëzuar vinçin e portit të mallrave.
Stuhia ka sjellë edhe dëmtimin e dy peshkarexhave.
Ajo ka rrezikuar jetën e disa peshkatarëve dhe disa fëmijëve që ndodheshin aty pranë.
Stuhia ka zgjatur për disa orë.
Ujërat, pushtuan dhe përmbytën rrugët e qytetit.
Probleme stuhia shkaktoi edhe në banesa në disa zona të qytetit.
Ndërkohë, pati edhe dëmtime automjetesh, nga pemë të rrëzuara.
Gjithë qyteti ishte sot në një situatë kaotike.











