Deputeti i dorëhequr socialist, Arben Ndoka ishte te Top Story i Sokol Ballës vetëm tri ditë pas dorëheqjes për të shpjeguar edhe më tej arsyet që e cuan në vendimin e lënies së mandatit.
Ai tha se i është drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut lidhur me dënimin e tij në Itali, megjithatë ai deklaron se dënimin e ka kryer dhe nuk i ka borxh askujt për atë cështje.
A keni gënjyer ju apo edhe partia juaj ka qenë dakord me këtë gënjeshtër lidhur me faktin se keni vujtaur dënim me burg?
Termi gënjeshtër më duket pak si fyerje.
Po ju pyes?
Është një vendim i Gjykatës që unë e kam shlyer me pa të drejtë. E kam shlyer vendimin ndaj drejtësisë italiane dhe nuk e kam borxh. Këtu kemi të bëjmë me një person ndaj të cilit është marrë një masë vendimi dhe vendimi është shlyer. Në këtë pikëpamje nuk i jam borxh asnjë gjykate. Kjo është arsyeja pse unë i jam drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Kjo ka ndodhur para 20 vitesh. Kryetari i PD mandatin e tij po e përdor për të mbrojtur veten e tij, për t’ju shmangur drejtësisë 220 milion euro. Nuk kam marrë mandat për t’u mbrojtur nga asnjë, ndryshe nga të tjerë që për të pasur jetë në pushtet kanë shkelur mbi kufoma.
Gjithë këto histori dolën kur ju u përfshitë në një tjetër incident në Parlamentin shqiptar. Po për vendimin e gjykatës në Shqipëri kur ju goditët me grushte… Kjo lloj sjellje zoti Ndoka bën kontrast me sjelljen tuaj?
Kjo është një akt që unë kam kërkuar ndjesë publikut. Respektoj vendimin e Gjykatës dhe vendimin e Parlamentit për të më përjashtuar me dy seanca. Po kështu edhe vendimin e Gjykatës për ta shqyrtuar çështjen jo si një vepër penale… Sado që plagët janë shëruar, shenjat ngelin.
A i keni borxh publikut për faktin se shkuan dy vjet që ju nuk artikuluat që kishit një problem në të shkuarën?
Dorëheqja përfshin gjithçka për të dhënë një shembull të veçantë. Unë kisha një dënim në mungesë nga Gjykata italiane, kemi shumë raste në Itali dhe Kroaci. Por kemi pas edhe raste edhe në Shqipëri.
Ata nuk e kanë fshehur këtë apo jo? Ju po e paguani duke dhënë dorëheqjen. Mendoni që do të ishte më mirë që ta kishit pranuar këtë?
Mendoj se për sa i përket etikës unë jam i pastës të paktën 80 për qind të atyre deputetëve që më akuzuan. Për sa i përket listpranimit nuk kishte shembull më të mirë se lënia e mandatit.
Është ushtruar presion nga partia juaj për dorëheqje?
Asnjë lloj presioni s’kam pasur…
Çfarë ndjenit në momentin kur u detyruar që të bënit publike detaje të jetës publike?
Unë mendoj që jam përpjekur të jem shumë i sinqertë te deklarata ime. Kjo vërtetohet edhe nga dorëheqja. Meqenëse jam i votuar, një detyrimin që të bëj publike jetën time private, duke mos thënë shumë detaje, por përmblodha gjithçka për të cilat unë jam detaje në çdo moment.
Cili do të jetë aksioni yt ligjor në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut?
Kam biseduar dhe po punoj me avokatë italianë që po merren me këtë çështje. Dhe shpresoj që ti jap zgjidhje në Itali,. Nëse s’mund të ndodhe do të shkoj në Strazburg.
Çfarë do të bëni më pas?
Nuk më intereson më politika dhe as biznesi. Kam dy vajza jam baba dhe unë do të vazhdoj me gjithë forcën time për t’i shkuar në fund drejtësisë. Për sa i përket pjesëmarrjes në politike do respektoj kushtetutën e Shqipërisë, pavarësisht dorëheqjes. Unë mund të kem qenë deputet i PD-së ose i pavarur.
Keni marrë ofertë? Nga kush?
Njëri nga ata ka qenë Nard Ndoka, miku im që më ka ftuar për të kandiduar me PD-në.
A jeni penduar sot që kjo karrierë politike ju solli më shumë shqetësim?
Në politikë jam futur për të dhënë atë që unë kam munduar se mund të jap. Kam qenë në dispozicion të elektoratit me përgjegjësitë që kisha ndaj tij në Lezhë. Kisha menduar se Parlamenti ishte një vend i shenjtë, por kur shkova u përballa me diçka tjetër. Një pjesë e madhe e deputetëve, sidomos nga PD-ja, po të mos kishin mandatin e deputetit, nuk do preferoja të rrija kurrë.












