Deputeti i PS-së Armando Prenga, është paraqitur në Gjykatën e Lartë me pranga në duar.
I shoqëruar nga forca të shumta police, ai do të njihet sot me masën e sigurisë, pas konfliktit me familjen Cali, disa ditë më parë në Laç.
Armando Prenga akuzohet për, “armëmbajtje pa leje”, “plagosje e rëndë me dashje” dhe “kanosje”.












