• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dëshmia e ish-shefit të CEZ fundos kryeparlamentarin: Ismailaj u rekomandua si i besuari i Metës

admin by admin
8 September, 2015
in Politika
0
Dëshmia e ish-shefit të CEZ fundos kryeparlamentarin: Ismailaj u rekomandua si i besuari i Metës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dëshmia e Hejsek (majtas), Ilir Meta dhe Edi Rama në parlament (djathtas)


Në dëshminë e dhënë për Clifford Chance, Jozef Hejsek zbulon se kontrata 4.5 milionë euroshe me Kastriot Ismailajn u firmos pasi biznesmeni u rekomandua si “aleati i ngushtë” i Metës dhe i Berishës nga ish-ambasadori në Pragë, Qazim Tepshi. 

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta akuzohet se rekomandoi Kastriot Ismailajn si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ Shpërndarje; kontratë që i kushtoi 4.5 milionë euro kompanisë dhe është nën hetim si skemë mashtrimi nga prokuroria shqiptare.
Sipas Jozef Hejsek, ish-shefit ekzekutiv të CEZ Shpërndarje, Ismailaj u trajtua si “kandidati” i qeverisë shqiptare për mbledhjen e borxheve të vjetra, pasi u prezantua si aleati i ngushtë i ministrit të punëve të jashtme, Meta dhe i ish-kryeministrit Berisha nga ambasadori shqiptar i asaj kohe në Pragë, Qazim Tepshi.
jh1
Dëshmia e Josef Hejsek (Faqe 1)

Dëshmia e Jozef Hejsek, një kopje e së cilës është siguruar nga BIRN, është dhënë më 26 tetor 2014 në Pragë për llogari të avokatëve të studios ligjore të OSHEE-së, Clifford Chance.
Ajo konsiderohet një provë “kyçe” e procesit që po zhvillohet në gjykatën e arbitrazhit në Vjenë, ku kompania e Kastriot Ismailajt, Debt International Advisory, DIA kërkon 130 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e kontratës nga OSHEE.
Për të njëjtën marrëveshje, pronari i DIA-s, Kastriot Ismailaj është arrestuar për pastrim parash dhe mashtrim, i dyshuar se ka orkestruar një skemë mashtruese të mbledhjes së borxheve të CEZ në bashkëpunim me Hejsek.
I lënë jashtë hetimit të prokurorisë shqiptare, Hejsek ka pranuar të zbardhë prapaskenat e nënshkrimit të kontratës mes DIA dhe CEZ Shpërndarje, që duket se kishte për qëllim të influenconte në mënyrë të paligjshme politikanët shqiptarë dhe Entin Rregullator të Energjisë Elektrike, ERE.
Paralelisht me dëshminë e Hejsek, Clifford Chance ka paraqitur në gjykatën e arbitrazhit në Vjenë një raport, ku thotë se “përfitues të parave që DIA mori nga CEZ Shpërndarje ishin politikanë të rëndësishëm shqiptarë, përfshirë një ish-kryeministër i proceduar për korrupsion”.
jh2
Dëshmia e Josef Hejsek (Faqe 2)

BIRN argumentoi në një investigim të mëparshëm se kryetari aktual i Kuvendit, Meta është i vetmi kryeministër i proceduar për korrupsion në dy dekadat e fundit.
Meta përjashtoi implikimin e tij në këtë çështje, përmes një deklarate të bërë të hënën në Kuvend si përgjigje për Partinë Demokratike, e cila kërkon dorëheqjen e tij.
Meta u mbrojt me argumentin se zyra ligjore e OSHEE-së, Clifford Chance është përzgjedhur në kohën kur qeveria drejtohej nga kryeministri Berisha dhe se në raportin e saj nuk përmendej emri i tij.
“Shqipëria ka pasur shumë ish-kryeministra, të cilët unë nuk dëshiroj t’i marr nëpër gojë”, tha Meta.

Ismailaj, “i besuari” i Metës 
Në dëshminë e tij për Clifford Chance, Hejsek thotë se borxhi i trashëguar i OSSH-së prej 230 milionë eurosh dhe rreth 200 milionë të tjera në interesa ishte një shtyllë e rëndësishme e vendimit të gjigantit çek, CEZ për të investuar në Shqipëri.
Ai pohon se shitja e paketës së borxhit tek një agjent i jashtëm u pa si alternativë, pasi pala shqiptare insistoi në mundësinë e një kompanie të jashtme, të kontraktuar nga CEZ.
Hejsek shpjegon më tej se çështja e borxhit u diskutua me përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, METE, ndërsa qeveria shqiptare mori përsipër të rekomandonte dikë me njohuri rreth botës së biznesit.
Pas këtyre bisedimeve, ambasadori i Shqipërisë në Pragë, zoti Qazim Tepshi luajti rolin e këshilltarit të qeverisë shqiptare në marrëveshjet me drejtuesit e CEZ.
jh3
Dëshmia e Josef Hejsek (Faqe 3)

“Ai e mori këtë rol pas bisedimeve me eprorin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme (Zotin Ilir Meta)”, dëshmon Hejsek.
“Ai rekomandoi zotin Kastriot Ismailaj për mbledhjen e borxhit dhe e prezantoi atë si aleatin e ngushtë të ministrit të Punëve të Jashtme dhe të kryeministrit Berisha”, shton ai.
Në dëshminë e tij, Hejsek thotë se emri i Ismailajt i është rekomanduar CEZ Shpërndarje në vjeshtën e vitit 2009. Ata janë takuar më pas në Tiranë, në praninë e ambasadorit Tepshi, që sipas Hejsek e prezantoi Ismailajn si “një person me lidhje të forta” dhe “njeri i besuar” i ministrit të Jashtëm, Meta.
“Zotin Ismailaj e prezantoi veten si një specialist në mbledhjen e borxheve dhe njohës i politikës dhe biznesit shqiptar. Bashkë me zotin Ismailaj, unë takova gjithashtu edhe zotin Nepravishta, ish-kryetarin e Bordit të Komisionerëve në ERE dhe këshilltarin e tij…,” thotë Hejsek.

Raporti i DIA, një gënjeshtër e madhe
Pasi mori dritën jeshile nga Hejsek, Kastriot Ismailaj ra dakord të paraqiste një projekt për identifikimin e borxhit nga kompania e tij DIA. Hejsek dëshmon se ky raport u prezantua në qershor të vitit 2010 nga Ismailaj, në Tiranë dhe në Pragë.
Sipas zyrës ligjore të OSHEE, kompania e Ismailajt është paguar me 1.48 milionë euro nga CEZ Shpërndarje për këtë raport të pavlerë për identifikimin e borxhit të kompanisë.
Jozef Hejsek kujton në dëshminë e tij se raporti i prezantuar nga Kastriot Ismailaj ishte një “gënjeshtër e madhe”.
Përpara një audience të përbërë nga menaxherët e CEZ Shpërndarje, anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës dhe të Bordit të CEZ, Ismailaj e prezantoi veten si një biznesmen me lidhje të forta dhe paraqiti në Power Point projektin e tij për mbledhjen e borxhit të vjetër.
“Gënjeu për çdo fakt: për infrastrukturën e mbledhjes së borxhit dhe eksperiencën që ata kishin, për kapacitetin e tyre dhe faktin se kishin zyra kudo nëpër Shqipëri”, kujton Hejsek.
Sipas Clifford Chance, pagesa prej 1.48 milionë eurosh besohet se u përfitua nga DIA për të influencuar një vendim të ERE për uljen e çmimit me të cilin KESH ia shiste energjinë elektrike CEZ Shpërndarje. Ky vendim u mor nga ERE në dhjetor të vitit 2010, pasi DIA ishte paguar 1.48 milionë euro nga CEZ shpërndarje, në tre pagesa prej 485,000 euro për raportin fals të identifikimit të debitorëve.
jh4
Dëshmia e Josef Hejsek (Faqe 4)

Vendimi i marrë nga ERE në dhjetor të vitit 2010 ulte çmimin e shitjes së energjisë nga KESH tek CEZ me 27 për qind; nga 2.03 lek në 1.48 lek.
“Dëmi i shkaktuar në kompaninë shtetërore dhe të subvencionuar KESH nga ky vendim arbitrar vlerësohet në më shumë se 30 milionë dollarë”, argumenton Clifford Chance.
Sipas dokumentit të protokolluar nga Clifford Chance në gjykatën e arbitrazhit më 30 qershor 2015; DIA ka përfituar në total 4.5 milionë euro nga CEZ Shpërndarje gjatë një periudhe gati një vjeçare nga Nëntori 2010 deri në Tetor 2011.
Vjeshtën e 2011, Ismailaj pati mosmarrëveshje me bashkëpunëtorët e tij se si do të ndaheshin paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme, ndërsa në tetor 2011, CEZ e prishi marrëveshjen me DIA-n.
Pavarësisht manovrave që kishte kryer, Kastriot Ismailaj dorëzoi një padi në gjykatën e arbitrazhit në Vjenë, duke kërkuar 130 milionë euro nga OSHEE për prishjen e kontratës.
Kompania që mbron interesat e shtetit shqiptar në arbitrazh shkruan në raportin e vet se “skema e Ismailajt mund të ekspozojë rastin më të madh të korrupsionit dhe mashtrimit në Shqipëri”.

Autor: Lindita Çela
BIRN
Tiranë

Previous Post

FOTO/ Avioni me drogë, publikohen fotot e shqiptarëve dhe italianëve të arrestuar

Next Post

Cali në Gjykatë: Natën e krimit komunikuam dhe morëm garanci nga Tahiri, por na ‘vranë’ në oborrin e policisë

admin

admin

Next Post
Cali në Gjykatë: Natën e krimit komunikuam dhe morëm garanci nga Tahiri, por na ‘vranë’ në oborrin e policisë

Cali në Gjykatë: Natën e krimit komunikuam dhe morëm garanci nga Tahiri, por na ‘vranë’ në oborrin e policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.