Deputeti i burgosur socialist, Armando Prenga deklaroi sot gjatë seancës gjyqësore se nuk ka ndëmend të lërë mandatin e tij edhe pas një vendimi të Gjykatës së Lartë që mund ta lërë atë në burg. Sikurse mësohet se ka thënë gjatë procesit gjyqësor mandatin e deputetit do ta lerë vetëm kur të mbarojë gjyqi.
Ai ka akuzuar PS, Ramën dhe deputetët socialistë se nuk e mbrojtën përballë akuzave duke ia hequr iminutetin. “Kur isha me partin e parë ika, me të dytën më shitën”, ka thënë ai, cituar edhe nga a1report.
Gjatë momenteve relaksuese në gjyq, ai është pyetur edhe nëse e ka parë ndeshjen e mbrëmshme Shqipëri-Portugali. “Ndeshjen nuk e pashë se nuk isha te salla VIP por isha në bodrum”, ka është përgjigjur Prenga.
Ashtu sic edhe ka deklaruar avokati i tij në përfundim të gjyqit, Prenga nuk i ka pranuar akuzat dhe se do të bëjë përpjekje që të përballojë akuzat e montuara sipas tij.












