• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHABAN MURATI/Rusia komplikon ekuilibrat në Lindjen e Mesme

admin by admin
7 September, 2015
in Global Image
0
SHABAN MURATI/Rusia komplikon ekuilibrat në Lindjen e Mesme
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një proces i rrezikshëm i disekuilibrimit të raportit të forcave është në zhvillim e sipër në Lindjen e Mesme. Konkretisht kjo ka të bëjë me vendimin e Rusisë për të dislokuar një prani të madhe ushtarake në territorin e Sirisë. Portali izraelit “Ynetnews” njoftonte në 1 shtator se një forcë ekspedite ushtarake ruse ka mbërritur në Siri dhe ka ngritur një kamp në bazën ushtarako-ajrore, që kontrollohet nga forcat e Asadit në periferi të Damaskut. Po sipas burimit të mësipërm, në javët e ardhshme mijëra ushtarakë rusë pritet të arrijnë në Siri, ku përfshihen pilotë, këshilltarë, instruktorë, teknikë, etj. Portali rus “Lenta.ru”, në vazhdim të këtyre njoftimeve, shkruante në datën 1 shtator se një burim i saj bëri të ditur që ushtarakët rusë vërtet ndodhen në Siri dhe Rusisë për transportet e pajisjeve ushtarake do t’i jepet edhe e drejta e përdorimit të një porti tjetër sirian përveç Tartusit, ku Rusia e ka prej shumë kohësh një bazë ushtarako-detare. Dërgimi i forcës ekspeditë ushtarake u parapri nga dërgimi në Siri i një flotilje prej gjashtë avionësh gjuajtës rusë MIG 31,që u dërguan në aeroportin e Damaskut në 18 gusht.

Është hera e parë, që nga shembja e Bashkimit Sovjetik, që Moska përgatitet të dislokojë në një shtet arab një kontingjent të madh prej mijëra ushtarakësh, duke siguruar një prani të madhe ushtarake në një shtet të Lindjes së Mesme. Është një zhvillim i ri, i cili ngre disa interrogativa lidhur me dinamikën e ngjarjeve aktuale dhe të pritshme, jo vetëm në Siri e rreth saj, por edhe më gjerë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në pellgun e detit Mesdhe. Vendosja e një pranie ushtarake ruse në territorin e një shteti arab të Lindjes së Mesme përbën një shkallëzim shqetësues të pranisë, të politikës e të strategjisë së Rusisë në gjithë këto rajone.

Preteksti zyrtar i dhënë nga burimet diplomatike dhe mediatike ruse është se Rusia përgatitet që të ndërmarrë fushatë goditjesh kundër forcave të grupit terrorist të ISIS-it në Siri. Kuptohet se kjo është mbulesa propagandistike e veprimit rus, sepse në të vërtetë qëllimet e dislokimit të një pranie të madhe ushtarake ruse në Siri duken jo aq të lidhura me goditjen ndaj ISIS-it, se sa me interesat afatgjata ruse në Siri dhe në rajon. Rusia bëhet shteti i parë, që po ndërhyn me forca ushtarake tokësore në luftën civile, që po zhvillohet në Siri prej katër vitesh. Fakti është se ISIS nuk doli si rrezik tani dhe paska detyruar Rusinë të vendosë të dërgojë forcat e saj ushtarake në Siri. Rreziku i ISIS ka disa vjet që është në skenë dhe Rusia nuk i është përgjigjur deri tani me dërgimin e një force ekspeditë ushtarake në territorin sirian. Por edhe e marrë në kontekstin propagandistik, në të cilin e justifikojnë burimet ruse praninë e tanishme të madhe ushtarake në Siri, zhvillimi ngre shumë probleme të mprehta të karakterit politik, ushtarak, strategjik, operacional, dhe të marrëdhënieve të Rusisë me shtetet e Lindjes së Mesme, dhe me shtetet, që janë anëtare të koalicionit ndërkombëtar të luftës kundër grupit terrorist ISIS. Nuk është e qartë se si do të kombinohen goditjet ajrore të aviacionit rus të dislokuar në Siri me inkursionet ajrore të disa shteteve të NATO-s të filluara prej kohësh kundër forcave të ISIS-it. Nuk është e qartë si do të kombinohen objektivat dhe rajonet për t’u goditur, kur dihet që këndvështrimet teknike dhe strategjitë atlantike dhe ruse në Siri dhe në Irak nuk janë të njëjta.

Dërgimi i forcave ushtarako-ajrore ruse në territorin e Sirisë hap probleme të mëdha, sepse duket qartë si një lëvizje strategjike për të siguruar ushtarakisht dhe fizikisht regjimin e presidentit prorus Bashar El Asad. I goditur në të katër anët edhe nga forcat demokratike opozitare siriane, edhe nga grupet terroriste të tipit ISIS, regjimi sirian e ka gjithnjë e më të vështirë që të mbahet në këmbë dhe ka arritur mesa duket në një pikë, kur duhet të mbështetet tek bajonetat ruse. Kjo duket arsyeja e parë përse Rusia vendosi tani që të dërgojë mijëra ushtarakë dhe një kontingjent të flotiljes së saj ushtarako-ajrore për ta vendosur në territorin e Sirisë. Forcat e opozitës demokratike siriane, që po luftojnë për përmbysjen e regjimit të Asadit, kanë ngritur dyshimet se forcat ajrore ruse mund të ndërmarrin sulme ajrore kundër pozicioneve të tyre, nën pretekstin e goditjes së forcave të ISIS-it. Rusia përfiton nga dobësia strategjike e regjimit sirian dhe ndërmerr një hap të pazakontë deri tani, duke dislokuar me mijëra ushtarakë në territorin e Sirisë. Vendosja e pranisë ushtarake ruse shfaqet si një kompensim apo shpërblim, që regjimi i Damaskut i bën Moskës dhe presidentit Vladimir Putin për gjithë mbështetjen e hapur ushtarake, që i kanë dhënë regjimit të Asadit, gjatë katër viteve, që nga fillimi i protestave popullore kundër regjimit despotik të Damaskut, të cilat nisën në mars të vitit 2011 si vazhdim i pranverës së njohur arabe.

Rusia po vendos forcat e saj ushtarake në bazat ajrore dhe tokësore siriane, jo rastësisht pranë kryeqytetit, me qëllim që të sigurojë ekzistencën e regjimit të Asadit, sepse posti formal i tij i duhet si leje-hyrje zyrtare e pranisë dhe e varësisë së Sirisë nga Moska. Duke vendosur forcat e saj ushtarako-ajrore në territorin e Sirisë, Rusia ndërmerr një lëvizje strategjike për të bllokuar çdo hap të vendeve perëndimore drejt krijimit të zonës së ndaluar të fluturimit në hapësirën ajrore siriane, e cila është një kërkesë e SHBA dhe e Turqisë. Nga ana tjetër, vendosja e trupave ushtarake ruse në territorin e Sirisë bëhet ndalim për çdo plan apo përpjekje të forcave të ndryshme të jashtme për të ndërhyrë ushtarakisht në ndihmë të forcave demokratike, që luftojnë për të rrëzuar regjimin antidemokratik të Bashar El Asadit.

Prania e re ushtarake ruse në Siri paralajmëron një agresivitet më të madh të saj si në krejt Lindjen e Mesme, ashtu dhe në rajonin e Mesdheut. Vërshimi ushtarak rus sanksionon jo vetëm kolonizimin real të Sirisë nga Rusia, por edhe një politikë të re ruse në Lindjen e Mesme, e cila përmban disa mesazhe drejtuar perëndimit:

Së pari, që Rusia bëhet pjesëmarrëse kushtëzuese e çdo formati ndërkombëtar të zgjidhjes së krizës siriane. Deri tani ajo e kishte siguruar këtë pjesëmarrje në planin diplomatik, kur u bë partnere e marrëveshjes për largimin e gjithë armëve kimike nga territori sirian, projekt të cilin natyrisht e përdori si një bombul oksigjeni për regjimin e asfiksuar të Asadit. Tani Rusia forcon pozitat, duke siguruar pjesëmarrjen në planin ushtarak, sepse çdo plan apo projekt perëndimor për zgjidhjen e situatave ushtarake, të krijuara nga veprimtaria e grupit terrorist ISIS, si dhe çdo projekt për të ardhmen e regjimit politik në Damask, do të duhet të ketë në konsideratë edhe faktorin ushtarak rus në Siri dhe natyrisht edhe miratimin e Kremlinit. Në këtë mënyrë Moska siguron që ajo të pranohet si faktor në çdo tavolinë ndërkombëtare për zgjidhjen e krizave rajonale në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Së dyti, prania e madhe ushtarake ruse në territorin e Sirisë forcon pozitën e Rusisë si një lojtar global, sepse ajo tashmë është e pranishme ushtarakisht në rajon dhe çdo dinamikë ushtarake apo strategjike nuk mund të mënjanojë apo të neglizhojë faktorin rus. Së treti, prania ushtarake ruse në Siri po prish ekuilibrat dhe raportet e deritanishme të forcës në Lindjen e Mesme dhe natyrisht po e komplikon akoma më shumë situatën. Rusia përforcon dhe bashkohet me polin negativ të zhvillimeve në Siri dhe në rajon. Shtetet fqinj me Sirinë, të lidhur me Perëndimin, si Turqia dhe Izraeli, do të duhet të bëjnë rishikimet dhe rivlerësimet e reja për strategjinë dhe doktrinat e tyre të sigurisë përballë burimit të ri të kërcënimit nga forcat ushtarake ruse prezente në Siri si mbështetëse të regjimit armiqësor të Asadit. Rusia po e zgjeron dhe po e ndërlikon lojën e saj të ndërhyrjes në rajon dhe të pranisë ushtarake në Siri, me një ambicie më të gjerë se aq. Elementi, që tërheq vëmendjen në strategjinë e re ushtarake ruse në rajon, është bashkëpunimi intensiv ushtarak, që Moska po ndërton me Iranin dhe me Egjiptin, në funksion të forcimit ushtarak të regjimit sirian. Portali rus “Lenta.ru” njoftonte se këto ditë do të arrihet marrëveshja midis Moskës dhe Teheranit për koordinimin e veprimeve të veçanta në fushën e forcimit të ushtrisë siriane. Portali izraelit “Debkafile” njoftonte në 30 gusht se presidenti egjiptian El Sisi ka filluar ta furnizojë Bashar El Asadin me armë, përfshirë raketa, pas përfundimit të një marrëveshje sekrete me presidentin rus Vladimir Putin.

Harta gjeopolitike e Lindjes së Mesme po komplikohet me një ndërthurje gjithnjë e më të rrezikshme dhe rritje të mundësive të përplasjes së interesave jetike midis shteteve dhe grupeve të shteteve të rajonit dhe jashtë rajonit. Tashmë duket se po spostohet konflikti Izrael- Palestinë si çështja kryesore e destabilitetit në Lindjen e Mesme. Në sheshin e tensioneve po hyjnë faktorë të tjerë politikë, ideologjikë dhe sidomos fetarë, të cilat nuk kanë lidhje me konfliktin 70- vjeçar midis Izraelit dhe Palestinës. Implikimet e reja të kësaj natyre, si vendosja e një pranie të madhe ushtarake ruse në Siri dhe tërheqja dhe nxitja e ambicieve të shteteve të treta të rajonit për role gardianësh rajonalë, duket se do ta bëjë edhe më të tensionuar situatën dhe do të pakësojë shanset e zgjidhjeve paqësore në atë rajon. Zëvendësimi i periudhës së stuhishme pozitive të pranverës arabe me periudhën e destabilizimit të brendshëm të shteteve arabe nëpërmjet rimbështetjes për satrapët e tipit të Sirisë apo të Egjiptit, si dhe me vendosjen e një pranie ushtarake ruse në Siri, janë sinjale që situatat po shkojnë drejt një prishje të ekuilibrave ndërkombëtarë në rajon. Dhe këto prishje ekuilibrash kanë efektet e tyre direkte ose indirekte në rajonet ngjitur, që nga Deti i Kuq e deri në detin Mesdhe e në Ballkan.

Konfliktet në Lindjen e Mesme kanë nevojë për instrumente, faktorë dhe alternativa diplomatike, kurse vërshimi i forcave ushtarake ruse në këtë rajon e largon akoma më shumë kohën e zgjidhjes së krizave dhe acaron marrëdhëniet atje. Ndërhyrja dhe avancimi ushtarak rus në Lindjen e Mesme konfirmon taktikën e vjetër të diplomacisë ruse për t’i hapur rrugën influencës së saj nëpërmjet rritjes së faktorëve të rrezikut dhe të tensioneve në çdo rajon të botës.

Previous Post

GIOVANNI SARTORI/Soji i demokracisë që (nuk) shtyhet

Next Post

ERIC METAXAS /Sekreti i madhështisë së Nënë Terezës

admin

admin

Next Post
ERIC METAXAS /Sekreti i madhështisë së Nënë Terezës

ERIC METAXAS /Sekreti i madhështisë së Nënë Terezës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.