Opozita i ka kërkuar sot kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta që të dorëhiqet. Kërkesa i është bërë zyrtarisht gjatë mbledhjes së konferencës së kryetarëve të Kuvendit.
Sipas deputetit të PD-së, Genc Pollo, kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta i është kërkuar që të mos drejtojë më Kuvendin por të japë dorëheqjen për të qenë i barabartë më ligjin përgjatë procesit hetimor të skandalit DIA-CEZ.












