Jozefina Topalli akuzoi kryeministrin Rama se qëllimisht ka zgjedhur emra të dikstueshëm nga zonat katoliek për ti sjellë në Parlament në mënyrë që të fyejë zonat katolike të vendit.
“U bënë tre deputetë të arrestuar, po sot bie avioni i drogës nga Shqipëria në Itali, Rama nuk vjen në parlament. Detyra juaj si kryetra parlamenti është të thirret kryeministri. Nuk merremi me ushatarë, por em kryeminsitritn. Ju duhet ta thërrisni Ramën që ka zgjedhur ata që qëllojnë mbi zgjedhësit e tyre. Edi rama ka vendosë të fyejë katolikët me ata emra të turpshëm. Ushtari i qeverisë, kërkoj kryeministrin AA03 GB që të vijë këtu, tha Topalli duke përmendur targën e makinës së Tahirit, sipas Zaganit që përdoret në trafikantët e dyshua”, deklaroi Topalli.
Ndërkohë ish ministri i Brendshëm, Flamur Ndoka kërkoi që ministri i Brendshëm duhet të shkarkohet menjëherë.
“Tahiri sot duhej të futur në një vrimë. E këni parë si thotë: unë dhe kryeministri, ju e duroni por ne nuk e durojmë. E ka shndërruar Shqipërinë në Kolumbi, mushkonjat po mbushin qiellin e këtij vendi, konsiderohet mbretëria e hashashit. Fabrikat e kokainës janë instaluar në Shqipëri, kishte vrasje mafioze ende të pazbuluara, njerëz të zhdukur ende pa hetim. Avioni i kapur në Itali është lidhje e ministrit, avioni tjetër i kushërinjve. Zagani ka pasur bashkëpunim të fshehtë me policinë antidrogë italiane sepse kokës së policisë shqiptare nuk i beson kush. A ishte skafi i tij (Tahirit)”. A ishte makina e tij që shoqëronte trafikantët, avioni a ishte i kushërinjve të tij dhe kryeministri nuk e shkarkon dhe dërgon para drejtësisë”, tha Ndoka.












