Të paktë 6 automjete janë përfshirë në një aksident në zonën e “Bërryl”-it në Tiranë, kur një kamion ushtrie përplasi fillimisht një furgon.
Si në efektin “domino”, përplasjet kanë vazhduar më tej, mes të tjera makinave
Sipas të dhënave të para aksidentin e ka shkaktuar kamioni, i cili dyshohet të ketë pasur një problem me frenat.
Për fat nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëmtim të mjeteve të përfshira në aksident. Aksidenti ka shkaktuar bllokimin e trafikut për disa minuta.












