Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka postuar në fb një mesazh vetëm pak minuta pasi policia italiane njoftoi për kapjen e një avioni tjetër droge që transportonte kanabis nga Shqipëria.
“Tjeter avion me droge nga Shqiperia u kap sot ne Itali. Cfare do te thone sot ministri i droges dhe shefi i tij?”, thuhet në postimin e Bashës.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është në qendër të ciklonit të opozitës ndaj qeverisë. PD ka kërkuar dorëheqjen e tij dhe dorëzimin para drejtësisë për dyshime që e lidhin atë me trafikun e drogës në jug të vendit.
Ndërkaq ka reaguar edhe ish-Kryeministri Berisha i cili konstaton se trafiku i drogës me avion nga Shqipëria është pasojë e marrëveshjes së ministrit të Brendshëm dhe ministres së Mbrojtjes për të fikur radarët.

“Shqiperia, Kolumbia e Europes!
Sukses tjeter i qeverise kanabiste.
Avion tjeter droge nga Shqiperia kapet ne Itali.
Te dashur miq, burime Italiane njoftojne se autoritet Italiane kane kapur nje avion tjeter droge nga Shqiperia. Marreveshja midis Mrikes – Tahirit – Gjeneral Trafikut prej dy vjetesh mban radaret sekondar te fikur. Sb”, shkruan Berisha











