Parlamenti ka votuar sot raportin e këshillit të Mandateve dhe Imunitetit të Kuvendit duke autorizuar arrestimin e deputetit të PS Armando Prenga. Parlamenti votoi me 118 vota pro, 1 kundër , asnjë abstenim.
Parlamenti ndryshoi axhendën e tij lajmëruar një ditë më parë për shkak se skadonte afati i marrjes së vendimit të Parlamentit. Ora 12.00 e mesditës ka qënë edhe ora finale e shprehjes së parlamentit rreth një prej ngjarjeve më të rënda vitet e fundit në Shqipëri ku një deputet socialist u përfshi në një përleshje me armë e thika në komisariatin e qytetit të Lacit.
Deputeti Armando Prenga nuk është i pranishëm pavarësisht se është njoftuar, sic deklaroi edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.











