Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e San Giorgios në Itali, ku një i ri shqiptar ka dhunuar fizikisht nënën e tij dhe më pas ka tentuar ta djegë të gjallë.
Mediat italiane raportojnë se 27-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur është grindur që në mëngjes me nënën e tij për motive banale, dhe sherri ka vazhduar sërish pasi ai është kthyer nga puna. Sherri përfundoi në përdorimin e dhunës fizike, derisa i riu i vuri flakën me benzinë nënës së tij. Më pas, ai është larguar duke u fshehur për disa orë në kodrat përreth komunës ku ai jetonte.
Sipas policisë italiane, ka qenë babai i 27-vjeçarit ai që ka ndërhyrë për të shmangur tragjedinë.












