Pas dorëzimit në Kuvend të kërkesës së Prokurorisë për autorizimin e arrestimit të deputetit Armando Prenga, mësohet nga burimet se sot rreth orës 19:30 pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve, në mënyrë që me nisjen e sesionit të ri parlamentar ditën e nesërme, të votohet kërkesa e Këshillit të Mandateve për arrestimin e deputetit socialist Armando Prenga.
Sipas rregullores së Kuvendit, brenda dy ditëve nga njoftimi i kreut të Kuvendit, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin duhet të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë, i cilimund të pranojë ose të hedhë poshtë kërkesën për arrestim.
Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi mësohet të ketë thënë se nesër do të mblidhen forumet e Partisë Socialiste për të vendosur largimin e Armando Prengës nga strukturat e partisë.











