Menjeherë pas reagimit të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar gazetari Basir Collaku, i cili realizoi intervistën me ish-oficerin elartë të antidrogës, Dritan Zagani.
“Jam une deshmitar i censures z. minister Tahiri. Presion nga ju dhe z. Kryeminister.
Lexova reagimin e gjate te z Sajmir Tahiri, meqe jemi friends ne FB, te mundesia e Markut. Nder te tjera z minister thoshte se “..sot ne Shqiperi nuk ka asnje informacion qe mund te censurohet, nuk ka asnje komunikim me publikun qe mund te bllokohet, nuk ka asnje media qe mund te kercenohet..” Jo z. Minister. Mos e teproni me garanci per te cilat keni kontribut personal se mungojne. Une jam bllokuar ne nje media Neës 24 dhe gazeta Shqiptare per te publikuar vijimin e nje interviste problematike per ju dhe te tjere rreth jush. Dhe kjo, jo se kjo media e beri me vullnetin e saj, por siç miqesisht dhe me inat ta thone koleget fale presionit e dhunes se pushtetit. Presion nga ju dhe Kryeministri. Te tjerat jane telenovela partie per hesapin tuaj”.












