Lojtarët e kombëtares shqiptare po zhvillojnë stërvitjen e fundit përpara ndeshjes me Portugalinë në një kompleks sportiv në periferi të qytetit të Elbasanit.
Traineri i kombëtares De Biasi ka vendosur që stërvitjen mos ta bëjë në Elbasan Arena për shkak se fusha duhet të jetë e përgatitur për ndeshjen. Por është e mundur që De Biasi të ketë zgjedhur një ambient më të izoluar për të ruajtur fshehtësinë e taktikave që do të përdorë përgjatë ndeshjes me portugezët.

De Biasi do të japë një konferencë për shtyp sonte në mbrëmje ndërkohë që portugezët që ndodhen në Tiranë të akomoduar tek hotel Sheraton, pritet të kenë dalje për mediat pasdite.
Ndeshja luhet nesër në orën 8.45 minuta. (foto nga minuta90)












