Ne foto, deputeti Armando Prenga duke deshmuar ne Keshillin e Imuniteteve
Kuvendi ka publikuar vendimin e Këshillit për Mandatet.

Ja vendimi i plotë:
“Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u mblodh nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Armando Prenga.
Fillimisht, anëtarët e Këshillit dëgjuan përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme, avokatin mbrojtës si dhe deputetin Armando Prenga.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga Prokuroria, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vendosi miratimin me konsensus kërkesën e Prokurorisë.
Raporti i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të shqyrtohet nesër në seancë plenare, datë 7 shtator 2015”.












