PD ka publikuar në video një pjesë të intervistës së Dritan Zaganit, ish-oficer i lartë i antidrogës në Policinë e Shtetit, e cila bën fjalë për lidhje të ministrti të Brendshëm Saimir Tahiri me grupe të trafikut të drogës në jug të vendit.
Deputeti i PD-së Genc Pollo , i cili është njëhkosisht edhe kryetar i Komsionit të Medias denoncoi përpjekjet e qeverisë Rama për të censuruar median, fjalën e lirë.
Kjo pjesë e intervistës së realizuar nga gazetari Basir Çollaku nuk u publikua fillimisht për shkak të presionit që erdhi nga qeveria në lidhje me përmbajtjen e saj.

Por droni.al dhe disa media të tjera online e publikuan atë. Fill pas publikimit të saj droni.al u bllokua për dy orë rresht dhe vetëm pas një apeli publik në faqen e vet në facebook, faqja u lirua sërish.
Ja pjesa e intervistës që bën fjalë për lidhjet e denoncuara nga Zagani të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me grupe të trafikut të drogës në Fier dhe Vlorë.
Gjithe pjesën e fundit të intervistës mund ta lexoni këtu: /web/PA_CENSURE_DRITAN_ZAGANI_Kapem_grupin_e_droges_se_nuk_perdora_telefonin_6814_1.php
Po prapë më qartë ku lidhet ky grup pas ndryshimit të pushteteve nga e djathta në të majtën??
Pas zgjedhjeve ky grup u bë shumë i pushtetshëm në Vlorë. Dhe kam mësuar se kta ishin lidhje farefisnore e z. Sajmir Tahiri, aktualisht ministër i brendshëm.
Si e provoni ketë pretendim se është dhe akuzë e rëndë?
Këtë pretendim e provoj lidhjen farefisnore. Kur isha shef i hetimit të kufirit, kisha një regjistër themelor ku kisha të dhënat e regjistruara të të gjithë mjeteve lundruese që qarkullonin në bregdetin e drejtorisë rajonale, që nga Saranda deri në Vlorë, dhe për shkak të moratoriumit të asaj kohe regjistronim dhe skedonim të gjitha mjetet me gjithë informacionet që na vinin. Që në atë kohë unë kam pasur informacion dhe të skeduar, një mjet gomone, jo shumë i madh, që përdorej nga ish-deputeti i asaj kohe, deputeti sot ministër i brendshëm Sajmir Tahiri të cilin e mirëmbanin dhe përdornin këta të tre personazhe. Përdorej për pushime xhiro në bregdet në mungesë të pronarit e mirëmbanin këta persona, mjeti ishte në emrin e zotit Tahiri. Këta perosna ishin A. H, M. H, L.H, nga Vlora kto ishin kontigjent i trafikut të drogës që kur unë punoja në Vlorë vite e vite përpara.
Po kishit informacione për këtë se kishin lidhje me trafikun e drogës?
Në lidhje me trafikun e Vlorës, kam qenë në një moment kur do të verifikoja subjektin A.D, që po ndiqja në një takim që do bënte me disa porositës që do i çonte mallin në Itali me gomone, pas për hir të vërtetës, subjekti A. D nuk është se bëntë trafik vetëm për vetë bënte edhe për të tjerë, merrte porosi për të tretët, si transportues me mjetin e tij me gomone. Në një moment që unë doja të verifikoja me kë do të takohej ky subjekt, A.D në qytetin e Vlorës, kam parë një mjet me targa, AA 003 GB, audi A8 i zi me xhama të zi, që erdhi te makian e subjektit A.D. Nuk zbrit njeri, por subjekti A.D zbrit nga makina e tij dhe hipi në këtë audi. Unë u mundova ta ndjek që të marr vesh çfarë po bëjnë dhe ku po shkojnë, duket më kishin zbuluar dhe në vend që ti ndiqja unë me ndiqnin ata mua dhe më pas u shkëputa dhe shkova në punë. A. D ishte subjekti trafikant që unë kisha dhene informacione dy a tre herë dhe më ishte shitur. Në këto kushte shënova targën e audit dhe u largova. Të nesërmen në zyrë puna e parë që bëra ishte hapja e sistmeit TIMS dhe verifikova këtë targë, AA003GB. Targë e re shqiptare. Sapo e hap sistemin më rezultoi pronar i mjetit Sajmir Tahiri, ministër i brendëshëm.
Kur e keni bërë këtë verifikim?
Në muajin prill të vitit 2014, para se të më arrestronin. Mjetin e ministrit tim e përdornin këta shtetas trafikant në Vlorë, deri atëherë se dija për këtë makinë por kur pashë A.D që u fut në makinë doja të verifikoja kush ishte ky mjet me kë u fut. Kur më doli emri i ministrit u shtanga
Cfarë bëtë?
Në moment pa e hequr nga sistemi thërrita shefin e sketorit z Skënder dhe i tregoj shiko çfarë ka e kam verifikuar dhe në këtë makinë makinë hyri subjekti. Ai më tha se këtë makinë e mbajnë ata kushërinjtë e ministirt në Vlorë. Dhe më përmendi vëllezërit H. Madje këtë makinë më tha se para 10 ditëve i njëti mjet ishte ndaluar në aksin Gjirokastër Levan për kontroll dhe ata nuk janë ndalaur, nuk kanë pranuar të kontrollohen. I kanë shoqëruar në drejtori, ata kanë qenë të pirë nën shoqërinë e dy femrave, sa kanë hyrë në drejtori kanë nisur të shajnë e bërtasin oficerëve të policisë. Dhe ka marrë në telefon sallën operative, drejtori Ervin Hodaj, duke kërkuar sallës operative, të lihen të lirë dhe të largohen këto që ishin shoqëruar.
Kjo makinë është përdorur dhe në raster të tjera dhe për çfarë?
Kjo makinë përdorej nga ata kryesissht për levizjet Vlorë-Gjirokatër dhe ndonjëherë për të ikur edhe në Greqi me të.
Dyshonit se benin transport me lëndë të ndaluar?
Fakte konkrete nuk ka. Nuk mendosj se kanë në vojë ta bëjnë me kete makinë, sepse ata kishin mbështetje logjistike që munë ta bënin me kamion
Janë grup i strukturuar dhe me rrezik?
Janë grup që e kanë marrë nën adminsitrim gjithë aktivitetin kriminal këtu. Edhe me emërimet që ata kanë bërë në policinë e shtetit.












7p8xpkcur17o266mv3
google
google
rbfk5c91ay0deo1vlh