• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kthimi i asaj që ke shtypur brenda vetes

admin by admin
5 September, 2015
in Global Image
0
Kthimi i asaj që ke shtypur brenda vetes
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çfarëdo që mund të mendosh për psikoanalizën e Sigmund Freud – ai ka lënë disa terma të dobishöm: unë, super-egoja, dëshira dhe projektimi. Terma që lidhen me psikoanalizën, por të përshtatshme edhe për të përshkruar debatin publik lidhur me refugjatët dhe azilkërkuesit. Asnjë fjalë tjetër nuk e përshkruan këtë moment më të mirë se ajo e “kthimit të asaj që ke shtypur brenda vetes”.

Kjo gjë e shtypur brenda vetes gjendet aktualisht në forumet e përdoruesve gjermane të mediave online. Këtu ajo manifestohet: shpesh cinike, pothuajse gjithmonë e papërpunuar dhe e furishme, nganjëherë plot urrejtje. Në një gjuhë të egër, shpesh plot gabime ortografike aty lexon se çfarë mendojnë lexuesit dhe shikuesit për politikën gjermane ndaj refugjatëve. Dhe me siguri nuk është ekzagjerim kur ti e kupton se jo gjithkush është entuziast.

Gjuha e urrejtjes

Në fakt duhet thënë madje se shumica nuk janë entuziastë. Rezervat e tyre ata i shprehin shpesh në një gjuhë që e njeh vetëm nga rruga. Ka fyerjet dhe sharje në adresë të gazetarëve të cilët nganjëherë i konsiderojë si “tradhtarë”, të cilët duhen identifikuar. Disa kanë karakterin e një thirrje për drejtësi individuale. Në internet artikulohet i gjithë zemërimi i njerëzve të cilët nuk janë mjaft të ngazëllyer nga zhvillimet aktuale dhe përfaqësimi i tyre në media.

Knipp Kersten Kommentarbild App

Toni shpesh agresiv çon në pyetjen se nga ushqehet jy zemërimi. Një nga përgjigjet është ndoshta: sepse në instancat e civilizuar, dmth mediat kryesore, ka aktualisht një marrëveshje të pazakontë, ndoshta deri tani të paparë. Është sikur ekziston një marrëveshje e heshtur: nisur prej vuajtjeve të mëdha të njerëzve për lëvizjet migratore drejt Evropës raportohet vetëm në mënyrë pozitive. Kritikë apo pytje skeptike? Jo, në asnjë mënyrë!

Kjo heshtje tregon mbi të gjitha një gjë: gazetarët kanë frikë. Frikë, se mos me vërejtje dhe pyetje kritike mund të nxisin ata që e shprehin hapur urrejtjen ndaj refugjatëve, u vënë zjarrin strehimeve të tyre dhe nuk ngrurojnë as të vrasin. Për shkak të bashkëkohësve të tillë përmbajtja është e arsyeshme. Ajo është e arsyeshme për shkak se disa thjesht nuk e kuptojnë dallimin në mes të pytjeve kritike dhe urrejtjes së pastër.

Debat politik i kufizuar

Në anën tjetër ky shqetësim kufizon një debat medial në një mënyrë shumë të rrallë. Normalisht në mediat gjermane diskutohet me të gjitha forcat për çështje dhe probleme të vendit, për to diskutohet hapur dhe me të gjithë mprehtësinë. Gazetarët peshojnë të mirat dhe të këqijat, ndajnë vlerat e dëshiruara nga nevojat e detyrueshme, atë që është e mundur nga e pamundura. Në debatin e refugjatëve kjo grindje mungon pothuajse tërësisht.

Ndërkohë pyetjet urgjente janë të dukshme: a mund ta përballojë me të vërtetë Gjermania integrimin? Sa refugjatë mund të përballojë një vend? Cilat janë pasojat sociale të emigracionit masiv, ndikimi i tij në tregjet e punës dhe të banimit dhe në sistemet sociale?

Kafka na përshëndet

Mosshtrimi i këtyre pyetjeve shqetëson shumë prej lexuesve që shprehen aktualisht në forumet e mediave online. Të paktën ata më të ndjeshmit në mesin e tyre i analizojnë me sy kritik mesazhet që shkruajnë: a janë pra skeptikët që politikisht e klasifikojnë veten vërtetë në qendër, papritmas fanatikë të spektrit të djathtë? A i përkasin ata ende “Gjermanisë së ndritshme”, që Presidenti federal Joachim Gauck e dalloi pak ditë më parë nga “Gjermania e errët” e zjarrvënësve dhe e racistëve? A mos vallë ata janë transformuar, sikurse Gregor Samsa i tregimit të Kafkës “Metamorfoza”, brenda natës në parazitë monstruozë, parazitë monstruozë nga perandoria e ksenofobëve dhe e nacionalistëve?

Debati në lidhje me refugjatët duket çuditërisht i njëanshëm. Dhe ky bëhet me një ton me ngjyrim moral apo ndoshta moralist. Ky nuk i bën mirë vendit. Komentet e lexuesve tregojnë se gjërat që njeriu shtyp në vetvete rikthehen, dhe madje në formë mjaft të pakëndshme.

Prandaj është e rëndësishme që ato të përfshihen, madje dhe sidomos në media. Megjithë ngacmimet dhe sharjet duhet që diskutimi për sfidat afatgjata të jetë i hapur, kritik, dhe shumëzërësh. Sepse të mos shtrosh pyetje, nuk do të thotë se këto pyetje nuk ekzistojnë.

Previous Post

ARTAN FUGA/Biznesi si kaçak mali

Next Post

Pa ide përballë terrorit të IS-it

admin

admin

Next Post
Pa ide përballë terrorit të IS-it

Pa ide përballë terrorit të IS-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.