Lidhur me ngjarjen e rëndë në Laç, më në fund ka ardhur reagimi edhe nga radhët e Partisë Socilaiste, ku në rrjete sociale është shprehur kryeministri Rama dhe Kreu i Kuvendit Meta.
Reagimi i kryeministrit Rama:
Askush s’eshte mbi ligjin aq me pak deputeti! Ngjarja e Lacit kerkon ndeshkim te plote ligjor. Koha e te paprekshmeve ka ikur bashke me Saliun!

Reagimi i kreut të Kuvendit Meta:
Zyra e Shtypit pranë Kryetarit të Kuvendit informon se pasi është njohur me ngjarjen e mbrëmjes së djeshme në Laç, gjatë së cilës mbetën të lënduar disa shtetas, si dhe deklaratën e Policisë së Shtetit mbi rrethanat dhe personat e përfshirë në të dhe ndalimin nga organet e zbatimit të ligjit të deputetit, z. Armando Prenga, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta kërkon nga institucionet përgjegjëse zbardhjen e menjëhershme të saj si dhe vendosjen përpara ligjit të personave përgjegjës.












