• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARTAN FUGA/Biznesi si kaçak mali

admin by admin
5 September, 2015
in Global Image
0
ARTAN FUGA/Biznesi si kaçak mali
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me të drejtë kërkohet që bizneset e vogla, shumë të vogla, të mesme, të mëdha, t’i japin klientit kuptonin tatimor.

Kjo është abc e ekonomisë dhe e shtetit të së drejtës. Nuk ka këtu lot krokodili gjoja për të përjashtuar disa si të vegjël dhe gjyhnaqarë. Pikë pikë disa prej tyre jo vetëm përmbysin Tiranën, por edhe bëjnë “liqene” e “rezervuare” ku kalon trafiku i pares, i interesave dhe i privilegjeve.

Me kasa, madje jo nga këto që janë tani, se ato që ndodhen në veprim dhe u kërkohen, janë si të epokës të gurit, duan nga një polic te koka e arkëtarit për të bërë atë që duhet bërë.

Më mirë t’i detyrojmë bizneset të blejnë ndonjë polic seicili, me këto kasa.

Ehu cfarë është një kasë e vërtetë që cdo akulloreshitës në Perëndim është i pajisur. Po të doni ju blej unë një me paratë e mia, ndaç ma rambursoni, ndaç jo.

Sa për ta parë si ekspozitë. Llahtar kalkulimesh, e thjeshtë fare, jo e shtrenjtë, por që nuk të le xhap të bësh, pa pasur nevojë as për grupe kontrolli puntor-fshatar – polic – kontrollor.

Përpunon informacion aq sa kishte fuqi përpunim anija kozmike Apollo 11 ku shkoi në hënë. Ishte qerre kozmike në fakt.

Puna është nga ana e filozofisë të ekonomisë dhe e sociologjisë të sipërmarrjes, duhet shtruar një pyetje kapitale :

A e dini se përse i bëhet bisht kuponit tatimor?

Sepse biznesi shumë i vogël dhe i vogël po pagoi taksat me kupton, thjesht falimenton. Ai i falimentuar është, por po pagoi edhe taksat me kupon thyhet fare në dysh. Ato nuk janë biznese, ato janë mjete mbijetese të mjera. Tatimet u marrin si taksa atë që ua japin si ndihmë financiare si të papunë.

Ku ishe ? Asgjëkundi.

Biznesmenët e vegjël shqiptarë nuk janë keqbërësa, ata janë hallexhinj që duan të mbijetojnë, por pa punuar. E para sepse nuk ka punë, e dyta sepse ata quajnë punë qendrimin gjysëm të përgjumur prapa banakut, duke “hangur” fara dhe para televizor seancat e parlamentit dhe serialet turke me incest familjar.

Po sikur ata të na hakmerren, ta mbyllin dyqanin a veprimtarinë dhe të shkojnë të presin në radhë jo për të rregjistruar biznesin e tyre, por për t’u rregjistruar si të papunë që ne t’i mbajmë me bukë?

Mos u shkoftë mendja o Zot!

Na rroftë kuponi. Taksat që mblodhëm do t’i paguajmë për ndihmë për të papunët. Shto buxhetin në të ardhura, por shto edhe shpenzimet.

Ekonomia nuk është volontarizëm, por sistem i tërë bashkveprues. Ka punë puna. Nuk bëhet me polici e shtrëngime.

Këta të vegjlit janë me mijra e dhjetramijra. Duhen qindra e qindra kontrollorë çdo ditë. Cfarë do të bëjmë me taksat e vjelura plus? Do të paguajmë rrogat e kontrollorëve të licensuar për të mbledhur taksa e kupona !!!

Ku ishim? Asgjëkundi.

Po biznesi i madh? Po të digjet biznesi i vogël, kjo ekonomi natyralisht ilegale dhe klandestine, edhe biznesi i madh, në shumë drejtime, do të pësojë goditje sepse edhe ajo klientelë e brendshme që ka një farë fuqie minimale blerëse, do të boshatiset krejt nga xhepat.

Nga njëqind shitësa të rrugicës sime, do të mbeten dy a tre, ata më të fuqishmit, që do të presin që qepenambyllurit e tjerë tani të vijnë ata si klientë.

Prit gomar të mbijë bar.

Pse? Sepse ish dyqanxhinjtë e kthyer në klientë nuk kanë më asnjë lek në xhep.

Pra, kuponi duhet, pra është e drejtë të kërkohet, por duhet menduar më thellë për atë që filozofi Mishel Fuko, e quante “ilegalizëm i domosdoshëm”. Mos është fshehja e taksave duke mos dhënë kupon, mjeti i fundit i mbijetesës të një biznesi të vogël dhe gjysëm të mesëm të shtrirë kapilarisht?

Unë besoj se po. Kjo është drama jonë sipas meje, ku normativizimi i plotë i këtij biznesi, kthimi te normat, rregullarizimi i tij, instituicionalizimi i tij, e falimenton atë.

Ne ndodhemi përpara dramës shekspiriane të rrosh apo të mos rrosh? Ta kemi të parregullt ligjërisht biznesin e vogël e të mesëm? Apo ta kemi të rregullt dhe ta falimentojmë?

Ka zgjidhje patjetër. Por, ato nuk po kërkohen. Sa është e lehtë ta kesh biznesin në gjendje robinhudiane, pra gjysëm kaçaku e hajduti, po aq e lehtë të mendosh se pas cdo qepeni duhet të rrijë një polic, roje, apo kontrollor. Por, asnjëra nga këto dy metoda nuk ecën.

Shumë shpejt do ta provoni këtë që them.

Previous Post

TE GJITHA VENDIMET E KRYESISE/PD kërkon dorëheqjen e Saimir Tahirit dhe Ilir Metës

Next Post

Kthimi i asaj që ke shtypur brenda vetes

admin

admin

Next Post
Kthimi i asaj që ke shtypur brenda vetes

Kthimi i asaj që ke shtypur brenda vetes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.