Heroit këmbëtar “Gjergj Kastrioti Skëndërbeut” që qëndron në qendër të Tiranës i ka dalë pronari. Vajza e skulptorit Odhise Paskalit, autorit të shtatores së Skëndërbeut që qëndron mbi kalë, Floriana Paskali i është drejtuar gjykatës së Tiranës.
Ajo kërkon dëmshpërblim financiar nga Ministria e Brendshme, Ministria e Financave, kryeministria dhe kompania e pasaportave dhe kartave të identitetit “Aleat”.
Sipas saj, në padinë civile që ajo ka ngritur, këto institucione kanë përdorur si logo në pasaporta dhe kartat e identitetit skulpturën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, e përpunuar qysh prej vitit 1968 nga Odhise Paskali.












